Futboll Seria A Sport

POSTON POZA KUR GJENDET NË MOMENTE JO TË MIRA/ Strakosha tregon sekretin: Futbollist prej vëllait, jo prej…

Thomas Strakosha është shumë aktiv në rrjetet sociale. Portieri i Kombëtares dhe i Lacios poston vazhdimisht foto kur gjendet në momente edhe jo shumë të mira, teksa është në fushën e lojës, duke i shoqëruar ato me komente interesante dhe që shkaktojnë shumë humor te shokët e tij në rrjete sociale.

Një prej tyre është postuar edhe dje, e më pas ka qenë vëllai i tij që e ka ngacmuar. “Unë në moshën 5-vjeçare duke i kërkuar vëllait që të më kthejë topin mbrapsht, sepse nuk më lejonte të luaja”, ka shkruar portieri i Kombëtares që është pasuar nga një koment interesant nga i vëllai i tij, Dhimitri: “Nëse do të të kisha lënë të luaje, nuk do të ishe bërë futbollist.

Ndaj, ji falënderues”. Mes të qeshurash komenton edhe braziliani Felipe Anderson, mik i dy vëllezërve dhe ish-lojtari i Lacios.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Messi ikën edhe po u dorëhoq Bartomeu! Nuk ka kthim mbrapa

Delo.autor

MOTOGP/ Shikoni “Fluturimin” e frikshëm të Jorge Lorenzos (VIDEO)

Delo.autor

“ARMANDO BROJA ËSHTË DIDIER DROGBA I RI”/ Media e njohur britanike paralajmëron për shqiptarin: Do jetë titullar tek Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment