Futboll Seria A Sport

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ Danilo flet si “bardhezi”: Më pëlqen stili i lojës së Sarrit dhe nuk…

Danilo është bërë lojtar i ri i Juventusit si pjesë e marrëveshjes që e dërgoi Joao Cancelon te Manchester City.

Braziliani ka pohuar se ndihet i lumtur me lëvizjen e fundit teksa ka folur edhe për ribashkimin me Alex Sandron, me të cilin ka luajtur gjatë kohës kur ka veshur fanellën e Portos.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe më kanë dhënë një mirëseardhje shumë të ngrohtë”, tha Danilo gjatë prezantimit në konferencën për shtyp.

“Sigurisht, unë fola me të gjatë bisedimeve, ai më dha disa tregues shumë të saktë për klubin, filozofinë dhe mënyrën se si ata punojnë këtu. Alex Sandro është një person i rëndësishëm për mua, ne jemi miq prej 10 vjitesh”, pohoi mbrojtësi.

Ai më pas deklaroi se i pëlqen stili i lojë që aplikon trajneri, Maurizio Sarri, i cili pritet ta ndihmojë në aventurën e tij të re.

“Më pëlqen stili i futbollit i Sarrit dhe nuk mendoj se do ta kem të vështirë t’i përshtatem asaj që ai kërkon. Unë e di se mbrojtja është shumë e rëndësishme në Itali, por unë jam 28 vjeçar dhe jam i hapur për të mësuar ndonjë gjë për t’u bërë një lojtar edhe më i mirë”.

“Sarri më kërkoi të jem i kujdesshëm gjatë mbrojtjes, por edhe të luaja më i lirë dhe të shpreh gjithë potencialin tim në sulm. Atij i pëlqen ta kontrollojë topin dhe unë e di nga përballja me ta se Napoli dhe Chelsea ishin kundërshtarë shumë të vështirë. Unë jam i gatshëm të mësoj dhe të zhvillohem çdo ditë”, përfundoi Danilo.

Related posts

“QATAR 2020″/ Renditja e FIFA-s përpara nisjes së eliminatoreve, ja pozicioni i kombetares “kuqezi”… (FOTO)

Delo.autor

Chelsea dhe klubet kundër të cilave Messi nuk ka shënuar gol asnjëherë

Q.Autor

DO TË PREZANTOHET TEK ARSENAL/ Mbërrin në aeroportin e Londrës blerja 80 milionëshe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment