Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA DHE “DURRSAKËT NË SEZONIN JUBILAR/ Ndryshon “muzika” për 100-vjetor

Teuta dhe Tirana sapo kanë nisur një sezon jubilar. Të dyja klubet në përfundim të këtij edicioni mbushin 100 vjeç. Koincidencë apo jo, durrsakët dhe bardheblutë janë zotuar për një sezon tërësisht ndryshe dhe kanë shpallur objektiva madhorë.

PSE ËSHTË NJË MUZIKË NDRYSHE

Teuta, që prej sezonit të kaluar u fut në listën e pretendenteve për titull, ndonëse vendi i tretë nuk mund të quhej kurrsesi dështim. E megjithatë, skuadra e drejtuar nga Shkëmbi ka pësuar ndryshime thelbësore, me qëllimin e vetëm që për 100-vjetor të synohet diçka më shumë se vendi i tretë. Çyrbja, Vila, Hoxha, Aleksi, Frashëri, Kalaja, etj., mjafton për të thënë se manovrat në merkato kanë qenë vërtet serioze.

Ashtu siç pati edhe “divorce” deri diku të bujshme, që përfshinin emra si Bushiç, Hidi, Progni dhe deri tek Osmani, që sot mikun e tij Shkëmbi do të donte ta mërziste me një humbje. Do të jetë një muzikë tjetër edhe për Tiranën. Së pari, duhet të tregojë se ky vit nuk është ndryshe vetëm sepse klubi më i titulluar bën 100 vjeç, por sepse duhet të ndryshojë rituali i viteve të fundit që e nisnin si pretendent dhe në fund ose rrezikonin Kategorinë e Parë, ose e përqafonin atë dhimbshëm si para dy sezonesh. Sinjalet që ky të jetë një sezon ndryshe për Tiranën kanë qenë të shumta dhe serioze.

tiranaa

Së pari, rikonfirmuan Memën, kur dukej se pak shanse kishte të ndodhte. Së dyti, kanë afruar emra të rëndësishëm si Osmani, Torasa, Batha, Kale, Vangjeli etj., por kanë ruajtur edhe një pjesë të mirë të boshtit, me Ilion Likën në krye, e më pas me Imami, Hasani, Ngo, Kërçiku, Hoxhallari, Kobinah, Karabeci. Tirana mund t’i ndryshojë “muzikën” gjithë kampionatit nëse do të arrijë të futet në listën e pretendenteve. Do t’ia prishë llogaritë Partizanit dhe Kukësit, por vendi i tretë mund të shndërrohet në një “luftë” të ethshme jo vetëm me Teutën, por edhe për Laçin. Kështu do të “kompensohej” mënjanimi i Flamurtarit, Luftëtarit dhe Skënderbeut në luftën për Europë.

NDESHJA E “MUSKUJVE”

Edon Hasani kishte të drejtë kur tha se Tirana nuk mund të tregonte muskujt me Luftëtarin. Gjirokastritët janë shumë larg kohëve të arta dhe fitorja 3- 0, megjithëse shpresëdhënëse pa masë, sërish nuk mund të jetë barometër për potencialin real të Tiranës.

teuta

Por Teuta po, sigurisht që mund të jetë një ndeshje ku Tirana të tregojë muskujt. Skuadra e Shkëmbit nuk shkoi rastësisht vjet në Europë dhe nga ana cilësore sot ka një kontingjent lojtarësh me potencial të kënaqshëm. Prandaj, sot mund të jetë “raundi” i parë i një dueli që mund të zgjasë gjithë sezonin. Po, Teuta dhe Tirana mund t’i japin ngjyra të tjera këtij sezoni, sepse 100-vjetori ka nevojë edhe për festime speciale.

Related posts

GRINTË DHE EMOCIONE/ Fitore për moral e Shqipërisë U-17, Azerbajxhani e mbyll me 8 lojtarë

Isa.Autor

“Ju nuk mund të planifikoni për Messin -vetëm të reagoni”,

Q.Autor

“Ylli” i Botërorit/ Trajneri i Realit ” i pret rrugën” Interit: “Është lojtari ynë!”

Isa.Autor

Leave a Comment