Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOI NDAJ BYLIS ME GOLEADË/ Trajneri Mema: Formacioni fitues s’ndryshohet, vendin e titullarit…

Ardian Mema ishte i qetë pas fitores me Bylisin 5-1 dhe akoma më i qetë pas fitores me Tërbunin. Një miqësore e fituar që nuk ishte aq e mirë në lojë. Gjithsesi, Ardian Mema thotë se është i kënaqur. Është fazë përgatitore dhe si e tillë futbollistët kanë shumë oshilacione.

“Mendoj se primare është stërvitja sesa rezultati i ndeshjes”, thotë Ardian Mema. Ky i fundit flet për gjendjen dhe kohën që do skuadra. “Ekipi do kohën e vet dhe kjo dihet. Megjithatë, skuadra ka luajtur shumë më mirë sesa luajti sot në Tiranë. Ju keni qenë dhe vetë prezent, ku ne kemi luajtur vetëm në portën e kundërshtarit”, tha Mema.

Si e shihni shortin e kampionatit? Për ju ishte mirë apo keq? Siç e prisnit apo nuk e prisnit?

E pashë me vëmendje. Për mua kalendari kishte një lloj favorizimi sidomos ndeshjet e para. Do të luajmë në shtëpinë tonë. Kjo na bën mirë dhe na motivon më tepër për të qenë më agresivë që në fillim të kampionatit. Këtë herë shpresojmë që të nisim kampionatin me rezultate të mira, ndryshe nga vitet e shkuara që nuk ka nisur shumë mbarë.

Kishit përballë një kundërshtar modest. Keni një vlerësim për ekipin tuaj dhe a ju kënaqi paraqitja e grupit?

Para se të fillonte kjo ndeshje, bëra një analizë me ekipin. I vura theksin se skuadra kundërshtare s’duhet të na vinte në zonat e rrezikshme. Duhet ta mbanim shumë lart dhe të luanim me pasime. Ne e realizuam, por ka akoma punë. Duke qenë se kanë ardhur lojtarë të rinj në ekip, duhet të automatizojmë veprimet tona.

Ka shumë lojtarë që nuk janë ende në formën optimale që ju kërkoni për të luajtur në Superiore?

Gradualisht edhe ata që janë vonuar po ingranohen me grupin. Ama duhet edhe pak kohë që këta lojtarë të jenë gati për ekipin. Të gjithë duan kohën e tyre. Pjesa më e madhe e skuadrës ka bërë fazë përgatitore në Maqedoni. Po punojmë intensivisht me të vonuarit. Ata duhet të jenë gati në startin e kampionatit. Te ne e para është konkurrenca. Vendin nuk ta fal kurrkush, por duhet ta fitojnë në fushën e lojës. Duke futur konkurrencën, ne do të ecim përpara.

Mema

Duke shtuar edhe shortin e favorshëm dhe pas shumë miqësoresh, kjo skuadër a është në rrugën e duhur dhe mund ta fitojë titullin kampion ose të paktën të luftojë deri në fund?

Unë nuk do të luftoj për vendin e katërt dhe të pestë, por për vendin e parë deri në fund për ta fituar kampionatin. Se çfarë fati do të kemi dhe si do të shkojmë, kjo mbetet për t’u parë. Kam dilemat e mia, sepse jo çdo gjë është perfekte, që do të thotë se sapo të fillosh stërvitjen dhe gjërat do të ndryshojnë. Çdo gjë do kohën e vet, siç e thashë më sipër, dhe kjo bën që dhe unë të shoh se ku i kam problemet si trajner dhe të marrim masat për të rregulluar gjithçka për mbarëvajtjen e kampionatit.

Shumë titullarë rrezikojnë stolin. Një patate e nxehtë për Memën duhet të zgjidhë shumë dilema?

Ai që është më në formë do të luajë. Ama, ata që do të fitojnë, nuk do të luajnë shumë nga formacioni.

Related posts

“NUK KAM NDËRMEND TË TËRHIQEM”/ Flet piloti britanik Hamilton: Dua që sezonin tjetër të..

Delo.autor

U kryqëzua për miqësoret e humbura/ Tekniku i Kombëtares shfajësohet: Kishim…

Isa.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ CHARLTON/ Florian Marku merr hakmarrjen dhe thumbon: Menduan se do të më poshtëronte, por…

Delo.autor

Leave a Comment