Futboll Sport

TRIUMFOJNË NË MIQËSORE/ “Zikaltërit” mposhtin Tottenham me penallti (VIDEO)

Nuk kishte fitues pas 90 minutave mes Tottenham dhe Inter, kështu që ishin penalltitë ato që vendosën. Pas barazimit 1-1, Inter u tregua më i saktë duke marrë dy pikë në renditjen e International Champions Cup. Ndeshja nisi me një ritëm të lartë dhe Lucas shënon golin e avantazhit në aksionin e parë të vendasve.

Ishte një kundërsulm i rrufeshëm i Spurs që finalizohet me shumë klas nga sulmuesi brazilian. Inter mundohet të sulmojë dhe pas disa tentativave arrin të barazojë rezultatin në minutën e 36’ me Sensin.

Ishte një kombinim i përsosur Roboto, me Espositon dhe mesfushori i blerë këtë verë ka shënuar përsëri.

Ritmi ra në pjesën e dytë pas zëvendësime të bëra nga trajnerët dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Ishin penalltitë ato që vendosën dhe falë një super Handanovic, Inter ka fituar 4-3.

Related posts

Ish-ylli i Realit: Messi ta fiton ndeshjen brenda gjysmë sekonde, është ma i miri që e kam parë

Q.Autor

TRAGJEDI NË FUTBOLL/ Portieri 23-vjeçar ndërron jetë pas përplasjes në fushë me sulmuesin kundërshtar

Delo.autor

AKSIDENTI TRAGJIK/ Zbulohen mesazhet e Salas në “WhatsApp”: Nuk dua të iki…

Delo.autor

Leave a Comment