Futboll Sport

U STËRVIT TEK ISH-KLUBI I ANDERLECHT/ Lukaku “tërbon” drejtuesit e “Djajve të Kuq” me veprimin e tij, ja gjoba të majme

Romelu Lukaku deri më tani kishte vepruar si profesionit, ai kishte zgjedhur të mos krijonte polemika dhe po priste momentin që t’i jepte lamtumirë United, pasi kjo ishte dhe dëshira e tij.

Mirëpo kur tregu i transferimeve në Angli po mbyllej ai vendosi që ta prishë këtë pritje, duke shkuar të stërvitet tek ish- klubi i Anderlecht.

Mirëpo gjatë stërvitjes me klubin belg, Lukaku mbante të veshur një fanellë që kishte sponsor të ndryshëm nga ai i ekipit të Manchester United. Ky veprim i sulmuesit ka tërbuar drejtuesit e “Djajve” , të cilët kanë marrë masat menjëherë dhe e kanë gjobitur 26 vjeçarin.

Drejtuesit i kanë vënë një gjobë prej 500 mijë eurosh sulmuesit belg, pasi veprimi i tij nuk i ka pëlqyer aspak.

Dhe pas kësaj situate marrëdhëniet midis palëve janë acaruar së tepërmi, dhe nuk dihet se çfarë hapash do të ndiqen.

Related posts

Nga Krkic tek Iniesta, kur futbolli kthehet në makth për yjet

Q.Autor

“BOMBA E MERKATOS”/ Klubi anglez “çmendet” pas Mbappe, e do me çdo kusht…

Isa.Autor

ZBULON FËMIJËRINË E VËSHTIRË QË KA KALUAR/ Franck Ribery rrëfen: Kudo që shkoja, njerëzit më…

Delo.autor

Leave a Comment