Futboll Seria A Sport

U ZYRTARIZUA TEK MILAN/ Ismael Bennacer i lumtur: Është një nga klubet më të lavdishme në…

Ismael Bennacer u zyrtarizua dje si lojtari më i ri i Milanit, pasi kishte kaluar vizitat mjekësorë një javë më parë.

Mesfushori duket shumë i lumtur për këtë transferim, dhe mezi po pret të nisë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.

Në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit kuqezi, 21-vjeçari është shprehur: “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij klubi të lavdishëm. Unë nuk di se çfarë të them, jam shumë i nderuar që jam këtu. Milani është një nga klubet më të lavdishme në botë, për historinë që kanë. Kur ky ekip të telefonon, nuk mund t’i thuash jo, por thjesht duhet të pranosh. Nuk e prisja gjithë këtë sukses, sepse tre vjet më parë nuk luaja as për ekipin tim kombëtar. Unë isha i duruar, u stërvita shumë dhe tani gjithçka është e bukur. Tifozëve dua t’iu them, ‘Forca Milan, ne jemi një ekip i shkëlqyer!’ Unë do të jap gjithçka, dhe mezi po pres të filloj këtë aventurë të re.”, u shpreh algjeriani.67549745_2365184096850992_3142046306789228544_n

Benaser u ble nga Empoli, për shumën e 16 milionë eurove dhe duket një lojtar i rëndësishëm për, Xhampaolon, i cili bindi drejtuesit që ta transferojnë.

Related posts

NBA/ Pacers “ia nxin” Cavaliers, Westbrook nuk mjafton për Oklahomën

Sadik.Autor

Messi: Nuk kemi miqësi, me Ronaldon flas vetëm kur…

Q.Autor

MANCHESTER CITY – HOFFENHEIM/ Ndeshje JETIKE për vendin e kreut në CHAMPIONS (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment