Futboll Sport

UPS! Zbulohet aksidentalisht numri i Coutinhos te Bayerni

Coutinho pritet të bartë fanellën me numrin 10 te Bayern Munich, i liruar pas largimit të Arjen Robben.

Ende pa u zyrtarizuar dhe prezantuar, Adidas aksidentalisht ka zbuluar numrin e fanellës që do të bartë Coutinho sezonin 2019/20 në Bundesliga.

Image

Është numri 10, i preferuari i Coutinhos që kishte te Liverpooli dhe do të jetë i tiji edhe te Bayern Munich.

Braziliani është transferuar në Gjermani në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit, por nuk është mësuar shifra që duhet të paguajnë bavarezët për lojtarin që në total i ka kushtuar Barçës 160 milionë euro.

Related posts

NDIZET AKSI PARIS-MADRID/ Por Mbappe mbetet çështje. Në lojë futet edhe Osimhen

F.autor

Disa nga yjet që ka drejtuar Fabio Capello (Foto)

Sadik.Autor

Barça akord paraprak për Arthur

Q.Autor

Leave a Comment