Futboll Kategoria Superiore Sport

VAZHDON PESHKIMIN JASHTË VENDIT/ Vllaznia arrin akordin me “SHKATËRRUESIN” moldav…

Vllaznia do të niset sot për në Ohër. Vendimi për të shtyrë me 24 orë grumbullimin duket se ka dhënë “frytet” e veta. Grupi duket se do të udhëtojë më i plotë për në Maqedoninë e Veriut, pasi zyrtarisht është shtuar edhe afrimi më i fundit, Ndriçim Shtubina.

Mirsad Jonuz ka hartuar listën e lojtarëve që do të marrë me vete në këtë grumbullim gati dyjavor. Nga sa mësohet paraprakisht, me ekipin se nuk do të udhëtojë vetëm sulmuesi i ri, Sinisha Rajçeviç. Nuk dihet ende shkaku, por thuhet se ka pasur disa probleme të vogla familjare.

E megjithatë, vetëm sot do të mësohet diçka më shumë për këtë mungesë. Sakaq, pjesë e organikës do të jenë të ardhurit e tjerë, si Gligorov, Ristevski apo Ramadani. Sigurisht që pjesë e grupit janë që të gjithë të tjerët që janë nën kontratë me klubin.

Duhet thënë që skuadra po shkon drejt kompletimit, paçka se ka ende pozicione që kanë nevojë për ndërhyrje. Për portën janë dy, Sherri e Qarri, për repartin e mbrojtjes, veç Gligorov e Ristevski, do të jenë edhe Gurishta, Malota, Shehi, Ruqi, Smajli apo Repaj. Ndërsa, përveç emrave të H.Markut, Krujës, Likës, Krymit, Lekaj e Malit, do të jetë edhe i riu Fikaj e po ashtu edhe të afruarit Shtubina e Ramadani. Për sulmin tekniku ka vetëm emrat e rinj të Zogajt, Pusit e Palushanit.

KLUBI 

Me anë të një njoftimi në orët e vona, klubi ka njoftuar se kanë bërë prapakthehu me Florind Bardullën dhe se është arritur marrëveshje edhe me një shkatërrues moldav, Maksim Kojakaru. “Me Vllazninë bashkohen edhe tre futbollistë të tjerë dhe në këtë mënyrë radhët e saj shtohen sërish, duke treguar se përpjekjet e drejtuesve vazhdojnë për të ndërtuar një ekip cilësor për sezonin e ri.

5-696x491

Dy prej lojtarëve që do t’i bashkohen Vllaznisë nga dita e nesërme (sotme), në fakt nuk janë të panjohur. Bëhet fjalë për Ndriçim Shtubinën që rikthehet ‘në shtëpi’ pas dy sezonesh shkëputje. Ai ka firmosur mbrëmjen e sotme (djeshme) një kontratë 1-vjeçare me klubin tonë.

VLLAZNIA

Ndërkohë, stafi teknik ka vendosur që të përfshijë në planet e tij edhe mesfushorin Florind Bardulla. Risia është afrimi i mesfushorit nga Moldavia, Maksim Kojakaru. I datëlindjes 29 tetor 1999, ai është një lojtar që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Codru Lozova në Ligën e Parë të këtij vendi. Nga sot (dje) është pjesë e Vllaznisë. Të tre këta futbollistë do t’i bashkohen skuadrës që mëngjesin e nesërm (sotëm) niset drejt Ohrit, ku do të zhvillojë pjesën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik”, shkruante klubi.

Related posts

HISTORIKE NË FORMULA 1/ Hamilton triumfon në Gjermani dhe barazon rekordin e Schumacher

Delo.autor

“I HIDHËRUAR ME KORET PËR MAJMUNËT”/ Agjenti Raiola: Nëse vazhdohet me racizëm futbolli italian nuk…

Delo.autor

E bujshme/ Barcelona interesohet për Elseid Hysajn

Q.Autor

Leave a Comment