Futboll Seria A Sport

YLLI I ROMËS RINOVOI KONTRATËN/ Agjenti i Dzeko “thumbon”: Nuk mund të prisnim Mauro Icardin…

Edin Xheko bëri një zgjedhje që i shtangu të gjithë ditën e djeshme. Teksa pritej transferimi i tij tek Interi, sulmuesi boshnjak hodhi firmën mbi kontratë, për të qëndruar me Romën deri në vitin 2022.

Prapaskenat e këtij rinovimi, i tregon vetë agjenti i Xhekos, Silvano Martina, në një intervistë për “Teleradiostereo”.

“Edin e ka Romën në zemër, dhe këto nuk janë vetëm fjalë sa për të thënë, prej tij apo familjes së tij. Mundësia për të kaluar tek Interi ishte konkrete, por një lojtar me historinë e Xhekos, nuk mund të presë zgjedhjet e dikujt tjetër, që në rastin konkret ishte Ikardi, apo të priste se çfarë veprimi do bënte Interi. Ai ndjeu se ishte shumë i vlerësuar në Romë, dhe para 3 ditësh nisëm bisedemiet për rinovimin, dhe mbrëmë mbyllëm gjithçka. Të gjithë, nga trajneri, shokët dhe tifozët, kanë ndikuar tek ky rinovim. Ai ndihej i rëndësishëm në një klub të madh si Roma, dhe firmën e hodhi me një entuziazëm të madh” – deklaroi agjenti i Xhekos.

Related posts

SHUHET BASHIM FINO/ Presidenti i Partizanit mesazh: Humba një mik të çmuar, u largua njeriu me të cilin…

Delo.autor

GJITHMONË UNIKAL/ Ibra nuk ndal së habituri, REFUZON të luajë për LA Galaxy

Isa.Autor

Spalletti befason me deklaratën e tij, gjen fajtorin për krizën e Interit

Q.Autor

Leave a Comment