Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja pse dështoi transferimi i Andre Silva tek Monaco

I bujshëm ishte lajmi i pak ditëve më parë, ku transferimi i sulmuesit të Milanit, Andre Silva tek Monako, dështoi, kur dukej se gjithçka ishte e kryer.

Mediat italiane raportuan se kjo situatë ndodhi, pasi portugezi nuk kishte kaluar vizitat mjekësore, por ditën e sotme, është drejtori i përgjithshëm i klubit nga principate, Oleg Petrov, që zbardh të tjera prapaskena.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “AFP”, Petrov shprehet se transferimi dështoi vetëm prej termave financiarë. “Transferi i Andre Silvës nuk u bë vetëm prej mosmarrëveshjeve financiare mes nesh dhe Milanit. Nuk është e vërtetë se ka dështuar në vizitat mjekësore. Për momentin, nuk ka negociata të reja në vazhdim. do të shohim alternativa të tjera” – deklaroi Petrov.

Kështu, Andre Silva nuk ka probleme fizike, dhe trajneri Marko Xhampaolo e ka marrë me vete drejt Kardifit, ku të shtunën do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Mançester Junajtid.

Related posts

QEVERIA JEP LAJMIN E MADH/ Kampionati i njohur hap dyert e stadiumeve sezonin tjetër

Delo.autor

Vetëm 1 minutë në fushë, mesfushori i kombëtares shënon një supergol (Video)

Q.Autor

“U NGATËRRUA ME NJERIUN E GABUAR”/ “Xixa” Conte-De Bruyne për zëvendësimin

F.autor

Leave a Comment