Futboll Sport

ZBULON FËMIJËRINË E VËSHTIRË QË KA KALUAR/ Franck Ribery rrëfen: Kudo që shkoja, njerëzit më…

Franck Ribery ka dhënë një intervistë për Canal+ në Francë.

Ribery në këtë intervistë ka folur për shenjat e tij të fytyrës, të cilat i dhanë atij karakter dhe fuqi gjatë karrierës në futboll, por edhe jetës në përgjithësi.

35-vjeçari ka rrëfyer jetën e tij të vështirë, veçanërisht në fëmijëri.

Në këtë intervistë, futbollisti zbuloi se si ai ishte përballur me dhimbjen qysh në vitet e hershme të jetës.

Ribery  kishte pësuar një lëndim serioz në kokë, në një aksident me veturë, kur kishte qenë vetëm dyvjeçar.

Ai ishte dërguar shpejt në spital dhe i mori 100 qepje në kokë.

Sipas raportimeve, ai nuk e kishte pasur rripin e sigurisë dhe kjo kishte bërë që ai të përplasej fort me xhamin e makinës.

Gjatë fëmijërisë së tij, njerëzit e shikonin me ngulm dhe bënin me gisht drejt Riberis në rrugë, duke thënë se shenjat e tij ishin të shëmtuara.

“Njerëzit më thoshin: “Shikoni se çfarë ka ai në fytyrë, shikojani kokën. Çfarë është ajo shenjë? Është e shëmtuar!”. Kudo që shkoja, njerëzit më shikonin mua”, ka thënë Ribery.

“Ata nuk më shikonin pse unë isha njeri i mirë ose pse emri im ishte Franck ose pse isha futbollist i mirë. Më shikonin për shkak të shenjës në fytyrë”.

“Shenja më dha karakter dhe fuqi. Sepse kur je fëmijë dhe ke shenja të tilla, nuk është aspak e lehtë. Mënyra se si njerëzit të shohin, komentet e tyre… e di që familja imë ka vuajtur për këtë gjë”.

“Njerëzit që flasin për ty janë prindërit e fëmijëve të tjerë dhe kjo është një gjë shumë e ligë. Unë kurrë nuk shkova në qyshe të dhomës për të qarë, përkundër dhimbjeve e vuajtjeve të mëdha”.

Related posts

Nuk ndodhte prej më shumë se një dekade, në Madrid duket si ëndërr

Sadik.Autor

NIS REVOLUCIONIN TEK CITY/ Guardiola nxjerr në shitje yllin argjentinas…

Delo.autor

PRAPASKENAT E TRANSFERIMIT TË RONALDOS/ Portugezi ishte shumë pranë kalimit te klubi i…

F.autor

Leave a Comment