Futboll Kategoria Superiore Sport

ËNDRRA E NJË DEKADE E TIRANËS PËR TITULL/ Në 7 vite kanë federuar një numër “të frikshëm” futbollistësh, ja statistikat

Tirana është ekipi, që mesa kuptohet ka bërë merkaton perfekte. Skuadra tani është pretendente dhe do të luftojë deri në fund për titullin kampion, ëndërr 10-vjeçare e tifozëve bardheblu.

Ama, për të t’u kthyer sërish një klub kompetitiv, bardhebluve u është dashur të ndërrojnë 108 tetë lojtarë. Po, është e vërtetë. Në shtatë vitet e fundit të ekzistencës në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë, bardheblutë kanë shifra të çmendura për sa i përket numrit të afrimeve dhe largimeve nga klubi. Skuadra ka federuar 223 futbollistë, por vetëm 25 ka në organikë.

Pjesa tjetër prej 108 futbollistësh i ka thënë lamtumirë klubit bardheblu, sepse nuk kanë qenë më të nevojshëm për të. Në shtatë vite, Tirana ka afruar më shumë se 131 lojtarë, disa prej të cilëve të federuar disa herë, por hemorragjia ka qenë e pashmangshme, pasi trajnerët shumë herë kanë bërë spastrime të mëdha në ekip, duke treguar se kërkojnë lojtarët e tyre kur paraqiten në Kategorinë Superiore.

tiranaaa

LARGIMET – Mesatarisht janë 16 lojtarë në sezon të larguar nga bardheblutë. Pothuajse çdo vit, ekipi 24 herë kampion largon një ekip të tërë, duke e bërë skuadrën nga e para. Kështu, sezonin e fundit nga Tirana u larguan Abibi, Moçka, Atinga, Berisha, Turtulli, Goxha, Cake, Daja, Sentamu, Maveje, Ofori, Oduamadi, Greca. E njëjta situatë ndodh çdo sezon.

cascas

POZICIONET – Gjatë shtatë viteve të fundit janë larguar 11 portierë, 26 mbrojtës, 47 mesfushorë dhe 24 sulmues. Një numër shumë i madh lojtarësh, sidomos në mesfushë, ku skuadra bardheblu nuk ka gjetur stabilitet. E njëjta histori edhe në portë, me 11 portierë që kanë provuar fatin, por asnjëri nuk ka bërë për skuadrën dhe ai që luan është Ilion Lika. Me një llogari të thjeshtë, Tirana ka larguar gati 11 skuadra të plota dhe plot futbollistë që luajnë në Superiore apo skuadra të tjera të huaja dhe kampionatin shqiptar. Shumë pak futbollistë janë shitur, ndërsa shumica janë lënë të lirë.

3

HUMBJA – Nëse çdo lojtari të larguar Tirana do t’i merrte vetëm 10 mijë euro, klubi do të kishte 1 milion euro më shumë në arkat e tij. Gjithsesi, kjo filozofi nuk funksionon te bardheblutë dhe përveç Mervejlit dhe Elvi Berishës, askush tjetër nuk është shitur.

Related posts

PAS RIKTHIMIT TEK MILAN/ Sulmuesit Ibrahimovic i hapet dera edhe tek kombëtarja

Delo.autor

Mungoi rreth 4 muaj nga dëmtimi, Dembele aktivizohet ndaj Celta Vigos (FOTO)

Q.Autor

E BUJSHME/ Ylli i skuadrës zemëron Bayern Munich, mbetet jashtë ekipit për një… tatuazh

Delo.autor

Leave a Comment