Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

A DO TË JENË NË “ELBASAN ARENA” PËR SHQIPËRI-ISLANDË? Tifozat Kuq e Zi marrin këtë vendim

Nuk ka pushime për grupimin e Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”.

Pasi ishin prezent në takimin e humbur mbrëmjen e djeshme në “Stade de France” ndaj kampionëve të Botës, grupimi “TKZ” ka premtuar se ekipin do ta mbështesë gjithmonë, madje pas humbjeve më shumë.

Ndërkohë, përmes një statusi kanë konfirmuar prezencën në shkallët e “Elbasan Arenës”, kur të martën kuqezinjtë të masin forcat me Islandën.

“S’ka pushim!

Nga Parisi e drejt në ‘Elbasan Arena’. Ekip mbështetet gjithmonë, por në humbje më shumë, atëherë kur nis braktisja nga pakënaqësia me rezultatet që merr.

Të martën në Elbasan, për ndeshjen e radhës, dhe të radhës, dhe të radhës…jo për rezultatet, por për emrin.

Bashkë mundemi!”, shkruan grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares në rrjetet sociale.

Takimi mes Shqipërisë dhe Islandës është i gjashti në grup dhe do të luhet të martën në orën 24:45 në “Elbasan Arena”.

Related posts

“PËRBINDËSHI” NUK NJEH LIMITE/ Ronaldo barazon Puskas, tani ka vetëm 3 legjenda përpara historisë

Delo.autor

IRONIA E FATIT/ HIGUAIN do të DEBUTOJË si lojtar i MILANIT me ish-skuadrën e tij

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndryshon plani për ndeshjen, ja kur luhet derbi Partizani-Dinamo…

Delo.autor

Leave a Comment