Futboll Kosova Sport

AKTIVIZOHEN NË LIGAT EUROPIANE/ Ditë e rëndësishme për Milot Rashicën dhe Vedat Muriqin

Kjo fundjavë do të jetë e rëndësishme për futbollistët e Kombëtares së Kosovës që aktivizohen në ligat evropiane.

Megjithatë vëmendja kryesorë do të jetë në Turqi dhe Gjermani.

Vedat Muriqi, tani si lojtar i Fenerbahces, do të zhvillojë për të parën herë derbin kundër Galatasarayt në udhëtim.

25 vjeçari po jeton momentin e tij te Fenerbahce, ku në pesë ndeshjet e para ka shënuar tre gola, ndërsa të njëjtën gjë do të kërkojë ta bëjë edhe kundër Galatasarayt, në ndeshjen që fillon në 19:00.

Gjithashtu takim për t’u mos u humbur do të jetë edhe ajo mes Ëerder Bremen dhe Borussia Dortmund.

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, pritet të jetë titullar për skuadrën e tij, pas qëndrimit jashtë fushave për një kohë të gjatë, shkak i një  lëndimi.

Rashica këtë sezon në Bundesligë ka zhvilluar vetëm një ndeshje, dhe një rikthim në fushë përballë Dortmundit me një rezultat pozitiv, do të ishte gjëja më e mirë për të.

Këtë të shtunë, për ekipet e tyre do të luajn edhe Ibrahim Dresheviq, që me Heerenveen takohet me VVV, ndërsa në Championship, Huddersfield i Florent Hadërgjonjat pret Millëallin, ndërsa Sëansea i Bersant Celinës, skuadrën e Readingut.

Related posts

VLLAZNIA-TEUTA/ Dy gola për 3 minuta, shkodranët dorëzohen pa kushte (VIDEO)

Delo.autor

Ibrahimovic: Unë nuk jam mbreti i futbollit, por Zoti…

Sadik.Autor

LAJM I MIRË/ Ukraina mund të hapë stadiumet për tifozët në një ndeshje testuese

Delo.autor

Leave a Comment