Futboll Premier League Sport

BARAZIM NË “OLD TRAFFORD”/ Manchester United dhe “Topçinjtë” ndajnë pikët

Manchester United dhe Arsenal kanë barazuar 1-1 në supersfidën e javës së 7-të të Premier League. Ishte një ndeshje me nivel nën mesatare dhe aspak si ato legjendaret që janë zhvilluar në Old Trafford mes këtyre dy skuadrave.

Arsenali e nisi më mirë ndeshjen se vendasit, të cilët ishin tepër nervozë dhe të paqartë në sulm. Megjithatë, United është mbrojtur mirë duke mos u lejuar hapësira sulmuesve të shpejtë të Arsenalit.

Në fund të pjesës së parë, kur të gjithë po prisnin fërshëllimën e arbitrit, Scott McTominay ka shënuar një gol nga hiçi për United. Mesfushori mori një top Rashford dhe pasi ia shtron mirë vetes dhe godet menjëherë duke befasuar portierin Leno i cili nuk lëvizi nga vendi.

Pas pushimit United luan me vetëbesim më të madh, por Aubameyang ka barazuar nga mesi i pjesës së dytë me një gol që në fillim u konsiderua si në pozicion jashtë loje, por pas konsultimit me VAR, arbitri Friend e ka cilësuar të rregullt.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund dhe ekipi që insistoi më tepër për golin e fitores ishte Man United, por Djajtë nuk arritën të shënonin me mundësitë e krijuara.

Related posts

SERGIO RAMOS POSTOI NJË FOTO ME BENZEMA NË RRJETET SOCIALE/ Modric bën “Trolling”: Ku e ke parkuar kalin?

Delo.autor

JO VETËM SERIE A/ La Liga josh Kumbullën, përfundon në radarët e gjigandit spanjoll

Delo.autor

“BOMBERI” POLAK NDRYSHON NUMRIN E FANELLËS/ Piatek kërkon të thyejë mallkimin 10-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment