Futboll La Liga Sport

DEMBELE MUNGOI NË SFIDËN NDAJ GETAFES/ Valverde zbulon fatin e francezit

Barcelona ja doli të fitojë përballjen ndaj Getafe me rezultatin 2-0, pavarësisht dy mungesave të rëndësishme në radhët e katalanasve, të yllit argjentinas, Lionel Messi e talentit të jashtëzakonshëm Ansu Fati, madje duke e mbyllur takimin me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Lenglet, i ndëshkuar më parë me dy të verdha.

“Pas dy ndeshjeve të shëmtuara në transfertë duhej të ringriheshim dhe kjo sfidë ishte idealja, sepse këtu gjendemi gjithmonë përballë takimeve të vështira. Nëse dëshiron të fitosh kampionatin, duhet të fitosh edhe në transfertë kundër kundërshtarëve të vështirë, sikurse është Getafe”, komentoi trajneri i Barcelonës.

“Ter Stegen? Nuk është hera e parë që jep një asist. Janë disa rivënie të tijat që shndërrohen në pasime vërtetë vendimtare. Dembele? Nuk e aktivizova me qëllim për ta mbrojtur apo për të parandaluar ndonjë dëmtim, pasi kishte një shqetësim të vogël. Nuk e di ende nëse do të jetë kundër Interit. Do të doja të përgjigjesha, por nuk mund t’ju siguroj për asgjë”, deklaroi Valverde.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Piloti e kishte pranuar: Jam i ndryshkur…(FOTO)

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Chelsea luan për “mrekullinë e shtatë” ndaj “shenjtorëve”

Isa.Autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Mbrojtësi Hysaj: Ne shkojmë për 6 pikë, duhet të besojmë te vetja jonë. Kemi analizuar…

Delo.autor

Leave a Comment