Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DISFATA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Flet Armand Duka: Dy fjalë për tifozët “Vip” dhe ata kuqezi

Një ditë pas humbjes në transfertë me Francën, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me një postim në Facebook u është drejtuar tifozëve kuqezinj.

Kreu i FSHF-së bën apel që tifozët duhet ta mbështesin kombëtaren në çdo moment, jo vetëm në ditë të mira.

Statusi i plotë i Armand Dukës

“Rastësisht, sot pashë një status të një tifozeje të thjeshtë (Jo vip) të Kombëtares Shqiptare, që mendoj në fakt se është zemra e çdo tifozi Kuq e Zi : ” KOMBËTARE, DO TË VAZHDOJ TË TË DUA, EDHE NË DITË TË MIRA, EDHE NË DITË TË KËQIJA” .

Është një mesazh në fakt që përpara se ta lëshoja unë si President i Federatës së Futbollit, do ishte më e dobishme ta dëgjonim nga goja e të parëve të shtetit apo të ashtëquajturit tifoza Vip që vijnë në stadiume vetëm kur jemi në fitore.

Në fakt, nuk ka të papritura, Vipat tanë kudo ku ndodhen, në politike dhe jashtë saj, turren gjithmonë për t’u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po turren më shpejt për të shqyer “tortën e suksesit” me shpejt se dhe vetë politikanët kosovarë apo Vipat kosovarë…

Më kujtohet tre vjet më parë kur disa prej tyre ishin gati ta ndërronin foton e Ismail Qemalit me atë të Gianni De Biasit..

Duke mos i kursyer duartrokitjet për Kombëtaren e Kosovës, tifozë të dashur Kuq e Zi, mos u bëni si Vipat tanë: nuk është aspak qytetari ta duash kombëtaren e vendit tënd vetëm kur është në ditët më të mira: duajeni Kombëtaren dhe kur nuk është në ditët e saj më të mira, se me dashurinë tuaj ditët e mira vijnë shpejt: u mposhtëm nga Kampionët e Botës, por ëndrra jonë nuk ka mbaruar”.

Related posts

PREMIER LEAGUE UL SIPARIN/ “Djajtë e Kuq” dhe Chelsea shkojnë në Champions, Vardy fiton “Këpucën e Artë”

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Për herë të parë në një Europian, në Holandë-Çeki do të jetë…

Delo.autor

E ARDHMJA E MBROJTËSIT ALABA NË DILEMË/ Rummenigge: Mendoj se ne duhet të jemi në njëjtën linjë…

Delo.autor

Leave a Comment