Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid mendon akoma të transferojë yllin holandez…

Mesfushori i Ajax Amsterdam, Donny van de Beek, gjatë merkatos së verës, lidhej me një transferim të mundshëm te Real Madrid, transferim që në fund nuk ndodhi.

Gjithsesi, zërat për kalimin e tij në Madrid janë shuar ende. ‘AS’ raporton se lojtari do të transferohet tek ‘Los Blancos’ gjatë verës së ardhshme.

Drejtuesit e madrilenëve e dëshironin Van de Beek në merkaton e verës, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi trajneri Zidane ishte fokusuar tek Pogba.

Duket se lëvizja nuk është mbyllur përfundimisht, pasi skuadra më e madhe e Madridit këtë lëvizje po e planifikon për vitin tjetër.

Related posts

Ribery: Humbëm miqësoren e parë, por të paktën pamë bustin e Rockyit

Isa.Autor

Real Madrid – Juventus, befasi në formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Nainggolan zgjedh numrin që do të mbajë tek Inter

Sadik.Autor

Leave a Comment