Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ronaldo do të largohet nga Juventusi, kërkon transferimin tek…

Cristiano Ronaldo edhe pse në moshën 34-vjeçare, ka përsëri dëshirën për të pasur sukses dhe për të fituar gjithçka.

Portugezi ka hyrë në sezonin e dytë me Juventusin të cilët kërkojnë me çdokusht triumfin në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Megjithatë një lajm shumë i keq për tifozët bardhezi vjen nga Spanja, teksa thuhet se Ronaldo mund të largohet nga italianët.

Sipas asaj që shkruan “Diario Gol”, ylli portugez i ka thënë drejtuesve të Manchester United se dëshiron të kthehet në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq”, duan të rikthehen përsëri të jenë konkurrues dhe një rikthim i Ronaldos në skuadrën ku u bë i njohur, do ta bënte të mundur këtë.

Thuhet se 34-vjeçari do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, pasi dëshiron të ndjekë dëshirën e zemrës së tij.

Related posts

Bale shënon për Realin, por polemikat nuk i ndahen (VIDEO)

Sadik.Autor

SHAHISTËT U-8 FEMËR E U-8 KAMPION/ Altja Çela dhe Alvin Alimema, nderuan fanellën e kuqe të Partizanit (FOTO)

Delo.autor

​Memushaj largohet nga Benevento, kalon në Serie B

Q.Autor

Leave a Comment