Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

“EKIPI AKTUAL MË DUKET NJË KOPJE E SHËMTUAR”/ “Shpërthen” Mateo Salvini: Milani i turpshëm, po luan…

Milani ndryshoi trajner, por Mateo Salvini nuk bën të njëjtën gjë me mendimet e tij.

Përkundrazi, ish-ministri i brendshëm italian (la detyrën 10 ditë më parë) ka sulmuar Marko Giampaolon dhe drejtuesit kuqezinj, të cilët i quan fajtorë për paraqitjen e Milanit.

“Ekipi aktual më duket një kopje e shëmtuar e atij të sezonit të kaluar. Vërtet që janë luajtur vetëm tri ndeshje kampionati, por vërej se ndryshojmë trajnerë dhe jo rezultate. E gjitha kjo më duket e turpshme. Boban dhe Maldini kanë qenë dy lojtarë të mëdhenj, por nuk më duken se do të jenë po aq të mëdhenj si drejtues. Ky Milani po luan gjithnjë e më keq”, deklaroi Salvini.

Related posts

“NUK MË KA MUNGUAR KURRË…”/ Coutinho përgënjeshtron akuzat dhe bën parashikimin për Xavi-n: Jam i sigurt se…

Delo.autor

EURO 2020/ Publikohet lista e lojtarëve të Gjermanisë, marrin ftesë disa talente (FOTO)

Delo.autor

Erion BRAÇE përmend zgjedhjet e 7 shkurtit, reagon gjyqtari shqiptar: I djeg humbja 50-centimëshit

Isa.Autor

Leave a Comment