Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“ËSHTË KOMPLET JASHTË FORME”/ Flet Redi Jupi: Mavraj duhet ta kuptojë kur vjen momenti për…

Redi Jupi mendon se Mavraj duhet ta kuptojë që është  komplet jashtë forme dhe duhet t’i japë lamtumirë Kombëtares shqiptare.

I ftuar në “Procesin Sportiv”, ish-trajneri i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, nuk kurseu kritikat edhe për trajnerin Edi Reja.

“Mavraj është komplet jashtë forme dhe unë nuk e kuptoj se si djem të rinj nuk e kuptojnë kohën kur është momenti për të ikur”, tha fillimisht ai.

Ndërkaq, në analizën që bëri për mënyrën se si luajti Shqipëria, Jupi tha se Reja nuk e njeh skuadrën.

Nuk diskutohen dijet dhe cilësitë e Edi Rejas. Një trajner që ka 1 mijë ndeshje në Serinë A, patjetër që është i aftë. Por ajo që unë nuk i jap dot shpjegim është se si ka mundësi që Shqipëria improvizohet në mbrojtje, ndërkohë që ne kemi 5 mbrojtës që luajnë në Itali dhe dy portierë realisht të shkëlqyer?! Nuk e kuptoj se përse duhet të luajë Roshi në mbrojtje, kur Gjimshti është një ndër 5 mbrojtësit më të shpejtë të Serisë A dhe luan në një ekip si Atalanta që merr pjesë në Champions?! Përveç tij janë edhe Hysaj, Veseli, Dermaku dhe Kumbulla…”, ka thënë Redi Jupi

“Me keqardhje, por edhe pas ndeshjes m’u duk sikur trajneri nuk e përjetonte humbjen. Natyrisht, nuk mund të bëhej hipokrit dhe të qante, por mënyra se si fliste këtë përshtypje më la. Për fat të keq, kundër Francës vetëm tre lojtarë ishin në pozicionet e tyre: Strakosha, Ramadani dhe Balaj. Tetë të tjerët ishin jashtë rolit”, u shpreh Jupi.

Related posts

MBYLLET NDESHJA/ Shqipëria zhgënjen përsëri në stadiumin “Air Albania” të tejmbushur, Izraeli na mund me përmbysje

F.autor

Real Madridi kërkon portier, Navas “kërcënon” me gjuhën e tifozëve

Sadik.Autor

Marotta harron penalltinë e eliminimit: Real Madridi, skuadra më e fortë në botë

Sadik.Autor

Leave a Comment