Futboll Seria A Sport

ËSHTË NJË NDËR MBROJTËSIT MË TË MIRË NË BOTË/ Coulibaly i bindur: Napoli këtë vit do të…

Kalidu Kulibali është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe një nga lojtarët kryesorë te Napoli.

Të kaltrit humbën para dy javësh kundër Juventusit i cili është dhe rivali për titull, pas një autogoli të Kulibali në minutat e fundit të ndeshjes.

Mbrojtësi ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, ku është shprehur: “Një nga ditët më të vështira në jetën time ka qenë, momenti pas shënimit të atij autogoli kundër Juventusit në Torino. Megjithatë falë ndihmës së madhe nga njerëzit unë e kalova atë moment të keq. Titullin këtë sezon e fiton Napoli, nëse doni mund ta mbani shënim këtë. Ne besojmë shumë në këtë, humbja me Juventusin nuk le shumë gjurmë, pasi kampionati sapo ka filluar dhe ka shumë ndeshje përpara.”, u shpreh mbrojtësi.

Napoli konsiderohet si një nga pretendentët kryesorë për të fituar kampionatin në Itali këtë sezon, por nuk e kanë aspak të lehtë duke ditur që kanë një rival si Juventusi, të cilët kanë shumë vite që e fitojnë atë. Gjithashtu këtë sezon një rival tjetër mund të konsiderohet edhe Interi, të cilët kanë bërë një merkato shumë të mirë dhe kanë marrë një trajner që e njeh mirë Serie A, si Antonio Konte që i riktheu shkëlqimin Juventusit.

Related posts

Real Madrid pa “orientim” në merkato, tashmë tenton një tjetër lojtar

Isa.Autor

NBA/ Nuk pranon të vaksinohet, skuadra merr vendimin ekstrem për basketbollistin Irving

Delo.autor

E VËRTETA/ SPALLETTI frenoi qëllimisht VIDALIN, s’donte tjetër si NAINGOLAAN

Isa.Autor

Leave a Comment