Futboll Premier League Sport

ËSHTË ZYRTARE/ De Gea rinovon me Manchester United, ja përfitimet me kontratën e re (FOTO)

Portieri i Manchester United, David De Gea ka nënshkruar kontratë afat gjate me klubin që do ta mbajë atë në Old Trafford të paktën deri në qershor të vitit 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ai do të fitojë 13 milionë paundë në sezon, rreth 14 milionë euro. 28-vjeçari i është bashkuar United në vitin 2011 dhe po kalon sezonin e tij të 9 në “Old Trafford”.

“Nuk e mendoja kurrë se do të qëndroja kaq gjatë tek United dhe të bëja rreth 350 ndeshje. Si një nga senatorët e ekipit dua të qëndroj këtu dhe të ndihmoj skuadrën të rritet”, – tha “Gardiani i portës” ndër të tjera.

De Gea me fanellën e Manchester United ka fituar titullin kampion në Premier League, Kupën FA, Kupën e Ligës, Uefa Europa League dhe Superkupën e Anglisë.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton kriset me federatën, veprimi i pilotit habit të gjithë

Delo.autor

PLANI PËR TË NDALUR JUVEN/ Rivalët mendojnë që tani për transferimet e janarit

Isa.Autor

“LOJTARËT E SË ARDHMES”/ Barcelona fillon kërkimin për zëvendësuesin e Luis Suárez, ja emrat…

Isa.Autor

Leave a Comment