Futboll Sport

“FIFA THE BEST AWARDS”/ Ja kandidati favorit për të fituar çmimin “Lojtari më i mirë në botë”

Sonte në orën 20:30 në një ceremoni “gala” në Milano, do të mësohet emri i lojtarit më të mirë në botë.

Në garë për çmimin “The Best” janë dyshja e përhershme, Ronaldo – Messi si dhe mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Sipas medieve britanike, mbrojtësi holandez shihet si favorit për të triumfuar dhe në rast se gjithçka konkretizohet ai do të bëhet lojtari i dytë që thyen dominimin 10 vjeçar të dyshes, Messi-Ronaldo.

Holandezi ka fituar Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, duke vendosur edhe një rekord 64 ndeshje pa u dribluar.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo fitoi Serie A me Juventusin, kurse Leo Messi fitoi La Ligën me Barcelonën.

Pritet që ceremonia do të jetë vetëm çështje formale, pasi mediat raportojnë se Virgil Van Dijk do të shpallet si lojtari më i mirë në botë.

Related posts

ELEMINIMI I TURPSHËM/ Befason Spalletti: Fajin e ka PSV, ja çfarë më kërkoi zyrtari i UEFA-s

Isa.Autor

JAVA E SHTATË NË SUPERIORE/ Vllaznia kryeson kampionatin, Kukësi ngjitet në vendin e dytë. Tirana buzëqesh

Delo.autor

Goditja për t’u harruar, në Angli të gjithë po tallen me Welbeck

Q.Autor

Leave a Comment