Futboll La Liga Sport

FITORE E MADHE NË “WANDA METROPOLITANO”/ Atletico bën përmbysjen e “çmendur” dhe i shkëputet Barcelonës

Një fitore e madhe me përmbysje ajo e Atleticos së Madridit që në “Wanda Metropolitano” mposhti 3-2 Eibarin, edhe pse e pa veten në disavantazh të dy golave.

Me këtë sukses Los Colchoneros u ngjitën në kuotën e 9 pikëve pasi regjistruan fitoren e 3-të radhazi dhe e thelluan në 5 pikë avantazhin në renditje ndaj Barcelonës kampione në fuqi.

Atletico kryeson me pikë të plota 9 edhe pse të tre ndeshjet e këtij sezoni i ka fituar me rezultat minimal.

Charles dhe Arbilla i dhanë avantazhin e dyfishtë Eibarit në harkun e 19 minutave, por në të 27-ën erdhi goli i talentit Joao Felix me fanellën e Atleticos në një ndeshje zyrtare me portugezin që e kishte një lojë fëmijësh dërgimin e topit në rrjetë pas asistit perfekt të Diego Costës.

Në fillimin e pjesës Vitolo vetëm pak çaste pasi kishte hyrë në fushë barazoi shifrat ndërkohë që golin e fitores për Atleticon e realizoi një tjetër lojtar i ardhur nga stoli, Thomas, në minutën e 90-të pas një inkursioni personal.

Tashmë skuadra e El Cholos kryeson e vetme La Ligan me pikë të plota 9.

Related posts

Kukësi fitoi ndaj Teutës/ CUNGU thirrje GJICIT: Djemtë e meritojnë një shpërblim

Isa.Autor

HAZARD e pranon: Doja të transferohesha tek REALI në verë, ja PLANI I RI në merkato

Isa.Autor

Zyrtare/ Sassuolo arrin marveshjen me trajnerin De Zerbi

Sadik.Autor

Leave a Comment