Futboll La Liga Sport

HAZARD ZHGËNJEN NË DEBUTIM/ “Los Blancos” triumfon ndaj Levantes

Real Madridi ka marrë një fitore të vuajtur me rezultatin 3-2 ndaj Levantes. Një rezultat i çuditshëm, pasi u mendua se do të ishte gjithçka e lehtë për ekipin e Zinedine Zidane që e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0.

Benzema shënoi në minutën e 25′ për 1-0. Francezi dërgoi një rrjetë një top të Carvajalit, ndërsa 6 minuta më vonë James e ftoi të përshëndeste rrjetën për 2-0. Reali shkoi në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0, pasi Casemiro dërgoi në rrjetë një top të Vinicius në minutën e 40′.

Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër me miqtë që gjetën shumë shpejt golin me Borja Mayoral. Sulmuesi i shënoi ekipit të tij, pasi është i huazuar nga Reali te Levante. Presioni i miqve vazhdoi dhe u shpërblye në minutën e 75′ kur Malero dërgoi topin në rrjetë për 3-2.

Minutat e fundit të lojës ishin me shumë ankth për Realin që mund të ndëshkohej sërish në rast se Courtois nuk do të tregohej i vëmendshëm në një goditje me kokë. Debutoi në këtë sfidë dhe Hazard që nga minuta e 60′, por nuk la asnjë gjurmë. Belgu ishte dukshëm jashtëforme.

Related posts

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Klopp qau kur pa mjekët në spital duke kënduar “You’ll Never Walk Alone” (VIDEO)

Delo.autor

KUKËSI SIGURON TRANSFERIMIN E PARË TË JANARIT/ Verilindorët përforcohen me mbrojtës boshnjak

Delo.autor

Sowe kërkohet nga ekipi i njohur turk, ka vetëm një kusht që të qëndrojë te Skënderbeu

Sadik.Autor

Leave a Comment