Futboll Sport

INTERI ME “MARSH” TË PESTË/ Konte: Vuajtëm në pjesën e parë, falenderoj Handanoviçin për…

Fitorja e pestë radhazi në kampionat, ndesh ja e katërt pa pësuar gola, rikthimi në krye të klasifikimit me 2 pikë mbi Juventusin: Antonio Konte shijoi një mbrëmje pozitive, duke konsideruar edhe humbjet e Napolit dhe Romës, dy konkurrente direkte për vendet e larta të klasifikimit. Një mbrëmje, megjithatë, e ndërlikuar kundër një Lacioje që për 45’ dominoi zikaltrit dhe u deshëm së paku tri mrekulli të Samir Handanoviçit. Të shtunën sfidohet Sampdoria, më pas Juventusi më 6 tetor. Megjithatë, “hap pas hapi”, siç e kërkon trajneri.

antonio konte

“DOMINUAM PJESËN E DYTË” 

“Në pjesën e parë vuajtëm shumë, – ka konfirmuar Konte. – Lacio e meritoi edhe barazimin përpara pushimit, patëm fat, megjithatë në pjesën e dytë dominuam dhe konsoliduam avantazhin. Sipas meje, është një fitore e merituar. Ku gabuam? E nisëm me agresivitetin e duhur, por pas golit të D’Ambrozios u tërhoqëm shumë. Sulmuesit kundërshtarë na vendosën në vështirësi dhe të jemi realistë: Handanoviç bëri disa pritje të jashtëzakonshme. Në pjesën e dytë, siç thashë, u rikthyem mirë në fushë, duke krijuar raste të rrezikshme, por ndeshja duhej mbyllur më parë. Në tërësi i konsideroj tri pikë me peshë, të fituara kundër një skuadre shumë të fortë, plot cilësi, me lojtarë që luajnë së bashku prej shumë vitesh dhe një trajneri të zotë si Simone Inzagi”.

antonio konte

NË HUMBJEN E PARË…

“Kemi ende shumë punë, – ka përfunduar Konte. – në nivel projekti jemi një skuadër shumë e re, pasi kemi ndryshuar 10 elementë: u afruan nëntë të rinj dhe larguam pjesë të rëndësishme të grupit të kaluar dhe nuk ka rrugë të shkurtra, duhet të punojmë ditë pas dite. Në çdo rast, po shikoj rritje të dukshme. Më duhet t’i bëj komplimente skuadrës, e menaxhoi me personalitet ndeshjen. Po del në pah puna e madhe që bëjmë gjatë javës, pesë fitore radhazi nuk mund të konsiderohen rastësi, lindin edhe nga mentaliteti i duhur. Rrotacioni? Në disa raste duhet të rrezikoj duke lënë pushim disa lojtarë, sepse nuk mund të luajnë gjithmonë të njëjtit shtatë ndeshje në 20 ditë. Megjithëse gotën e shoh gjysmë plot. Mbrojtja më e mirë e kampionatit bën rimë me titullin? Të shohim reagimet pas humbjes së parë (qesh)… Dhe nuk më intereson nëse flisni për titullin në këto momente”.

Related posts

Alarm në Beograd, ish-kapiteni i Serbisë në fanellën e përfaqësueses së Kosovës

Sadik.Autor

VIDEO/ Ronaldo kopjon Ronaldinhon, dhuron ‘show’ në stërvitje

Q.Autor

LIVE/ Gjermani-Holandë: Mbyllet pjesa e parë, gjermanët në avantazh të dyfishtë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment