Futboll Sport

JO VETËM MBAPPE/ Reali ndryshon totalisht mesfushën, projekton dy blerje big

Kylian Mbappe është projektuar prej kohësh si goditja e radhës më e madhe në historinë e klubit të Realit. Madrid u përfshi këtë verë në një revolucion gjigand ku presidenti Perez investoj mbi 300 milion euro në merkato por impakti i lojtarëve të rinjë nuk ishte aspak ai që shpresonin. Sulmuesi i PSG mbetet prioritet absolut për verën e ardhshme por deri atëherë Reali nuk ka ndërmend të qëndroj pasiv në merkato.

Pogba 1
Sipas “Chiringuito Tv”, një media shumë pranë presidentit Perez: Reali nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga Pogba dhe në janar do të hidhet sërish në sulm për të bindur Man.United të lë të lirë mesfushorin francez. Një nga telenovelat më të bujshme këtë verë pritet të ndizet sërish në janar pasi Reali ka dhe një ofertë joshë për “djajtë e kuq”. Në tratativa për të transferuar Pogba në Madrid, Perez do të ofroj jo vetëm para kesh por dhe kartonin e Toni Kroos.

Cante
Mesfusha është konsideruar se reparti që po has më shumë probleme në këtë periudhe tranzicioni në Madrid, Pogba është emri i parë po jo i fundit pasi drejtuesit e klubit kërkojnë të afrojnë edhe N’Golo Kante. Mesfushori i Chelsea pëlqehet shumë në Madrid dhe pritet që Perez të trokas në dyert e bluve me një ofertë konkrete.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Milan ndal “Djajtë e Kuq” në frymën e fundit falë Kjaer në “Old Trafford”

Delo.autor

SHKËLQEU ME ITALINË/ Sulmuesi Chiesa drejt largimit nga Juventus, Liverpool ka gati super ofertën. Ja shifra…

Delo.autor

Kushti i De Geas për United, për të mos u transferuar në Madrid

Q.Autor

Leave a Comment