Ekskluzive Futboll La Liga Sport

KA SHËNUAR 14 GOLA NË 14 NDESHJET E FUNDIT/ Karim Benzema nën “këpucët” e CR7

Karim Benzema ka qenë i vetmi lojtar i Real Madrid i cili është rritur në përpjekje për të zëvendësur Cristiano Ronaldon pas largimit tek Juventus.

CR7 u largua nga Los Blancos me 451 gola në 438 ndeshje; mesatarisht 1,029 gola për lojë, që është niveli më i mirë i një lojtari në historinë e klubit.

Edhe pse pritet që Gareth Bale të bëhet trashëgimtari i Ronaldos, Uellsiani nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij sezonin e kaluar.

Benzema, ndërkohë, ka shënuar 14 gola në 14 ndeshjet e fundit të La Liga – mesatarisht një gol në lojë pas 10 marsit – dhe ai mbetet sulmuesi i zgjedhjes së parë të Zinedine Zidane.

Francezi e mbylli sezonin me 30 gola, që ishte kontributi i tij i dytë më i mirë pasi 32 realizime shënoi në 2011/12 nën drejtimin e Jose Mourinho.

Këtë sezon, është me këmbë të mbarë duke parë paraqitjejt e tij në LaLiga, pasi ylli francez ka dërguar topin në rrjetë katër herë në po aq ndeshje.

Raporti i golit të tij te Los Blancos është 0.48 gola për ndeshje, që është korresponduese me mesataren e tij 0.45  tek ish-klubi Lyon.

Pas dhjetë vitesh në Santiago Bernabeu, Benzema është lojtari i vetëm i “BBC” së famshëm i cili akoma po i jep Madridit një kontribut cilësor.

Ronaldo u transferua në Torino verën e kaluar, ndërsa Zidane është akoma i pasigurt për Bale pavarësisht fillimin e tij mbresëlënës të këtij sezoni.

Tekniku Francez e bëri të qartë se sulmi i tij do të ndërtohet me Benzema, Eden Hazard I transferuar nga Chelsea për ta plotësuar repartin sulmues.

Luka Jovic gjithashtu u bashkua me Real Madrid për të ofruar alternativa shtesë në sulm, por ai nuk përbën kërcënim për sulmuesin 31-vjeçar për momentin.

Zidane është i gatshëm të përdorë të dy lojtarët, por ai nuk duket i etur për të vendosur yllin serb si sulmuesin e vetëm në formacionin 4-4-3.

Benzema ka besimin e plotë të bashkatdhetarit të tij të cilin ai e ripaguan çdo ndeshje, duke dyfishuar mesataren e tij për gol dhe duke prodhuar paraqitje solide.

AlpeSport.al

Related posts

Plas humori me Arsenalin, pas shortit të tyre në Europa Ligë

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Kukësi-Laçi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

“DREJTUESIT TË MOS ZVARRISIN ÇËSHTJEN…”/ Legjenda e Bajernit: Mëkat nëse ikën Levandovski

F.autor

Leave a Comment