Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Vendos Barcelona, Messi mund të largohet…

Lionel Messi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në histori. Ai ka shkruajtur emrin e tij me gërma të arta te Barcelona, por tashmë në moshën 32-vjeçare drejtuesit e katalanasve kanë filluar të mendojnë për planet e së ardhmes.

“El Pais” ka hedhur dritë mbi një marrëveshje ndërmjet Barcelonës dhe yllit argjentinas. Klubi dhe “Pleshti” kanë rënë dakord që ky i fundit të largohet kur të dojë. Një marrëveshje burrërore mes palëve. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka të drejtë t’i japë fund karrierës së tij me katalanasit në fund të çdo sezoni që do. Para se të merret një vendim i tillë palët do të ulen për të diskutuar dhe nëse janë dakord marrëveshja do të arrihet pa probleme.

Barcelona e vlerëson shumë yllin argjentinas dhe i ka dhënë liri të plotë për çdo gjë. Ai do të mbahet mend si më i miri i historisë së këtij klubi duke fituar gjithçka të mundshme me fanellën blaugrane.

Related posts

Te Gjermaninë e mbysin me kritika, Mesut Ozil “harron” kombëtaren për Arsenalin

Sadik.Autor

TENISTI SERB HUMBI FINALEN E “US OPEN”/ Befason Federer: Ajo që ka bërë Djokovic është një “çmenduri”

Delo.autor

Deschamps ul euforinë/ Kemi ende punë, të qëndrojmë me këmbë në tokë…

Sadik.Autor

Leave a Comment