Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Laçi. Rezultati 1-0

Flamurtari dhe Laçi luajnë mes tyre, një nga sfidat e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë Superiore.

Në stadiumin e qytetit të Vlorës, vendasit vijnë me 0 pikë në klasifikim, në një krizë totale në këtë fillim kampionati. Trajneri Sadedini, e ka shkundur gjatë kësaj jave skuadrën e tij, duke kërkuar pikë patjetër ndaj kurbinasve.

Nga ana tjetër, Laçi i Starovës vjen pas një fitoreje me Partizanin, dhe duken favorit në këtë takim, për të fituar akoma më shumë pikë në tabelën e renditjes.

 

LIVE | Flamurtari-Laçi 1-0

GOLAT: Pjeshka 28′ / 

 

KOMENTI LIVE

28’ GOOOOOOOL FLAMURTARI 1-0/ Goditje dënimi për vlonjatët e ekzekutuar nga Rrapaj, me shpejtësi është Pjeshka që tund rrjetën, teksa topi kishte mbetur në zonë.

16’ Sukaj gjuan nga një goditje dënimi ballore, por ndalet nga muri mbrojtës.

10’ Mbajnë topin kurbinasit në minutat e para. Qarkullojnë në mesfushë, por pa krijuar ende asnjë rrezik në mbrojtjen vlonjate.

9’ Ignjatoviç hedh një top të gjatë për Nuabuezen, por Pjeshka e mbyll.

4’ Teko gjuan një goditje dënimi nga e djathta, por topi drejt e në duart e Moçkës.

1′ Nis takimi në Vlorë.

 

FLAMURTARI: Moçka, Qarri, Deliaj, Zeqaj, Pjeshka, Gocaj, Rrapaj, Nebihu, Muçollari, Vrapi, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini.

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Ignjateviç, Domgjoni, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova.

Related posts

FRANCË-BELGJIKË/ Zbuloni formacionet zyrtare. Ja yjet që kërkojnë finalen

Isa.Autor

SPEKTAKOLAR/ SUPER GOLI I VITIT shënohet nga mesfushori SHQIPTAR (VIDEO) 

Isa.Autor

“SHPËRTHEJNË” SHQIPTARËT NË COPPA ITALIA/ Mbrojtësi Gjimshiti tund rrjetën ndaj Lazios, Muriqi i kundërpërgjigjet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment