Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Flamurtari, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Partizani dhe Flamurtari luajnë mes tyre, një nga sfidat e fundit të javës së tretë në Kategorinë Superiore.

Pas një humbje dhe një fitore në transferta, ekipi i Lerdës debuton para tifozëve të tyre në “Selman Stërmasi”, ku ndaj vlonjatëve, kërkohen vetëm 3 pikët.

Nga ana tjetër, ekipi i Sadedinit vjen pas dy humbjeve. Edhe pse në një gjendje të vështirë në ekip, vlonjatët kërkojnë patjetër pikë, për t’iu shkëputur sado pak fundit të renditjes.

 

LIVE | Partizani-Flamurtari 1-0

GOL: Solomon 23′ / 

KARTON I KUQ: Solomon 30′

 

KOMENTI LIVE

48’ Rrezikon në lojën me këmbë Moçka, teksa Asani përpiqet t’i rrëmbejë topin, por në fund e çon në rivënie anësore.

46’ Nis pjesa e dytë. Sadedini kryen menjëherë një zëvendësim, hedh Vrapin në fushë në vendin e Çelajt.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Flamurtari 1-0

45′ 3 minuta shtesë.

43’ Mala futet në krahun e djathtë, kërkon të krosojë në zonë, por është Asani që e devijon për fat të keq në rivënie fundore.

35’ Pas goditjes së këndit, topi shkon tek Telushi, i cili godet fluturimthi me të djathtën. Moçka në pozicion kontrollon.

35’ Asani tenton një gjuajtje nga hyrja e zonës me të majtën. Devijohet topi dhe shkon në goditje këndi.

30’ Karton i kuq për Solomon, gjyqtari Ziri nuk e fal për atë ndërhyrje horror.

29’ Solomon godet me takë në fytyrë Deliajn, pasi tentoi një roveshatë.

26’ Pjeshka mbyll një top që shkonte rrezikshëm drejt zonës së vlonjatëve, goditje këndi për ekipin e Lerdës.

23’ GOOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohen shifrat në kryeqytet, shënon Solomon për të kuqtë. Pas një harkimi nga e majta e Trashit, Solomon futet në qendër dhe çon topin në fundin e rrjetës.

18’ Telushi kërkon golin, me një goditje të fortë. Moçka i sigurt kontrollon.

11’ Solomon i merr Deliajt një top në fundore, harkon por nuk gjendet askush për të shfrytëzuar.

9’ Asani niset shpejt në një kundërsulm, në fund është Pjeshka që e kupton dhe e mbyll.

8’ Rrapaj kërcënon portën e Hoxhës, por vetëm pak jashtë kuadratit goditja e tij.

7’ Trashi avancon sërish në të majtë, provon harkimin. Topi devijohet në goditje këndi.

2’ Harkim i fortë i Trashit nga e majta, me kokë kërcen Bitri por nuk gjen dot portën nga shumë pranë.

2’ Solomon jep një top të bukur për Asanin në të majtë, kroson numri 10 i të kuqve, por topi devijohet në goditje këndi.

1′ Nis takimi në Tiranë.

 

FORMACIONET

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Mala, Trashi, Telushi, Asani, Romero, Kordeiro, Solomon. Trajner: Franko Lerda.

bandicam 2019-09-01 18-41-16-559

FLAMURTARI: Moçka, Zeqaj, Deliaj , Mema, Pjeshka, K.Nebihi, Bajraktareviç , Rrapaj, Hoxhaj, Çelaj, B.Nebihi. Trajner: Dritan Sadedini.

Capture

PANORAMASPORT.AL

Related posts

LIVE/ Alaves-Barcelona, Alena kalon “Katalanasit” në avantazh

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË “LORO BORIÇI”/ “Shkodranët” mposhtin Flamurtarin

Delo.autor

EMRI I FRIKSHËM I SULMUESIT KOLUMBIAN/ Shihni si quhet pas bashkimit të 12 muajve të vitit

F.autor

Leave a Comment