Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Torino-Milan. Rezultati 0-1

Ka startuar në orën 21:00, sfida mes Torinos dhe Milanit, që do të përmbyllë edhe javën e 5-të të Serisë A. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas disfatave, teksa kuqezinjtë e Xhampaolos u mposhtën në derbi nga Interi me rezultatin 0-2, ndërkohë që torinezët e Maxarit, humbën ndaj Sampdorias me rezultatin minimal 1-0.

Një tjetër rezultat negativ në sfidën e sotme, do ta përkeqësonte situatën në të dyja kampet. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Xhampaolo ka aktivizuar nga minuta e parë, mbrojtësin Teo Herndandes si dhe mesfushorin Benaser. Ndërkohë që sulmi do të përbehet nga Suso, Leao dhe Piontek.

Për sa i për vendasve, Maxari ka hedhur në fushë një 11-çe ofensive, me Verdin, Zazën dhe Belotin nga minuta e parë. Një sfidë e gjitha për t’u shijuar dhe jetuar.

LIVE| TORINO-MILAN 0-1

MINUTA 19/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Krzysztof Piatek.

Nis sfida

 

FORMACIONET ZYRTARE:

TORINO: Sirigu, Lianko, Ico, Bremer, De Silvestri, Rinkon, Bazeli, Aina, Verdi, Zaza, Beloti.

MILANI: Donaruma, Kalabria, Muzakio, Romanjoli, Teo Hernandez, Kesi, Benaser, Çalhanoglu, Suso, Leao, Piontek.

Related posts

ZBULON PSE DËSHTOI TRANSFERIMI TEK BARCELONA/ “Demi” Lautaro: Fola me Messi-n dhe…

Delo.autor

FIFA ndryshon mënyrjen e llogaritjes së pikëve në renditje, miqësoret nuk do të kenë më vlerë

Sadik.Autor

Alvesh përshëndetet me një tortë nga Flamurtari, mesazh lamtumire… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment