Futboll Sport

MAFIA E FUTBOLLIT/ Hije skandali në FIFA: Lionel Messi fitoi me vota të manipuluara (dhe çmenduria me formacionin më të mirë)

Hije skandali po shfaqen mbi çmimet e fundit të FIFA-s, dhënë pak ditë më parë në një ceremoni gala në Milano, e ku Leo Messi triumfoi sërish si “më i miri”, edhe pse dukshëm pas një sezoni pa shumë shkëlqim, ku dhe Barça e tij u sfidua në Champions nga Liverpool.

Messi e morri çmimin në një rivalitet me Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, duke dalë mbi ta.

Por dje, trajneri kroat Zdravko Logarushiç, i cili është trajner i Sudanit, postoi një foto ku tregon se votat e tij duhej të kishin shkuar për Salah, Mane dhe Mbappé.

Pas zgjedhjeve, FIFA njoftoi se Logish kishte hedhur vota për Messin, Van Dijk dhe Mane.

“Kam fotografuar një letër që kam nënshkruar me sekretarin e Federatës së Futbollit Sudanez. Nuk e di se çfarë ndodhi më pas”, tha ai.

Kjo foto u shfaq edhe në Twitter menjëherë pas së cilës, së bashku me nënshkrimin e tij, Logarushiç tha se mund të shihet qartë se për kë i dha votat konkretisht, emër për emër.

Nga ana tjetër, edhe kapiteni i Nikaraguas, Juan Barrera, pretendoi se ai nuk kishte votuar për Messin, megjithëse pikët e tij iu dhanë argjentinasit.

Futbollisti 30-vjeçar madje pretendon se nuk e ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar sepse nuk ka marrë materialin e nevojshëm nga FIFA.

“Unë nuk e votova Messin në kategorinë e ‘lojtarit më të mirë’. U befasova kur e pashë veten në listën e kapitenëve që votuan për Messin.

FIFA deklaroi se ajo më dërgoi materiale për të votuar në postë, por unë kurrë nuk e mora atë, kështu që unë nuk mund të votoja”, tha futbollisti amerikanolatin.

Nëse vetëm votat e trajnerit të Sudanit dhe kapitenit të Nikaraguas do t’i hiqeshin Messit, Van Dijk do të zgjidhej si më i miri, sipas totalit të pikëve të fituara.

Mediat italiane shkruajnë se në fakt, fitues ka qenë pikërisht Van Dijk, por FIFA ia ka dhënë çmimin për inat të Cristiano Ronaldos, pasi ky i fundit vendosi të bojkotojë ceremoninë.

Për këtë, FIFA e censuroi emrin e Ronaldos, duke e mos përmendur emrin e tij në listën e 11 lojtarëve më të mirë të sezonit të shkuar.

Por edhe kjo listë ishte skandaloze.

Në formacion ndodheshin 4 lojtarë të Real Madrid, ndërkohë që ekipi spanjoll u eleminua direkt pasi doli nga grupi në Champions, ndërsa në kampionat bëri një paraqitje skandaloze.

Kështu, FIFA zgjodhi si mbrojtësin e majtë më të mirë në botë brazilianin Marcelo, ndërkohë që ai pjesën më të madhe të sezonit e kaloi në stol tek Reali.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Luka Modriç, që vjet nuk ishte gjëkundi, por u zgjodh në formacionin më të mirë.

FIFA zgjodhi edhe Sergio Ramos dhe Toni Kros në formacionin më të mirë, ndërkohë që u lanë jashtë lojtarët e Liverpulit, të cilët bënë një sezon fantastik jo vetëm në Champions, por dhe Premier League.

Në formacioni, nga Liverpuli kampion i Champions, u zgjodh vetëm Van Dijk dhe Alison, ndërsa mbetën jashtë Mane e Salah, që udhëhoqën ekipin anglez drejt fitores.

Por, nëse nuk je lojtar i Realit apo Barcelonës, është vështirë të zgjidhesh në formacionin e FIFA-s dhe UEFA-s.

Formacioni më i mirë, sipas FIFA-s: Alisson; Matthijs de Ligt, Marcelo, Sergio Ramos, Virgil van Dijk; Frenkie de Jong, Eden Hazard, Luka Modric; Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, Lionel Messi

Related posts

Donis Avdijaj shënon gol të bukur në Holandë

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid bën gati çekun e përbindshëm, ja sa paguan për Mbape

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Mbyllet pjesa e parë, KOSOVA e zbehtë ndaj Ishujve Faroe

Isa.Autor

Leave a Comment