Futboll Sport

MBETET NJË PROBLEM PËR PARTIZANIN/ Largohet i dëmtuar nga fusha në Shqipëri-Austri lojtari…

Esat Mala, një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës së Partizanit ka shtuar telashet te të kuqtë në prag të sfidës që do të luajnë këtë fundjavë me Laçin në transfertë.

Mesfushori që është grumbulluar me Shpresën U-21, ka pësuar një dëmtim serioz, e madje ka lënë ndeshjen me Austrinë në minutën e 60-të, duke dalë nga fusha i shoqëruar edhe nga stafi mjekësor i U-21.

Mala ka qëndruar për disa minuta i shtrirë jashtë vijave anësore duke marrë mjekim për dëmtimin që ka pësuar.

Tashmë mbetet të mësohet shkalla e dëmtimit, ndërsa Mala mbetet një shqetësim jo vetëm për trajnerin Alban Bushi të Shpresave, por më shumë për Partizanin.

Related posts

“I LUMTUR PËR GOLIN E PARË TË HYSAJT”/ Presidenti Duka: Kombëtarja do të ketë nevojë për klasin e tij në shtator

Delo.autor

LISTA E KOMBËTARES/ Kush është Ardian Bajrami, lojtari i Benfikës që u thirr nga trajneri Reja

F.autor

KOSOVË/ Prishtina ndal “arratisjen” e Dritës, ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Delo.autor

Leave a Comment