Futboll Kategoria Superiore Sport

NËN DRITËN E DIELLIT/ Java e 5-të e Superiores e gjitha pa drita, ja përballjet e forta

Java e 4-t e Kategorisë Superiore e cila prodhoi shumë rezultate surprizë i lë vendit raundit të 5-të i cili vjen me përballje shumë të forta. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javës së ardhshme e cila do të luhet gjithashtu në dy ditë dhe e gjitha nën dritën e diellit. Problemet që kanë disa stadiume me impiantet e ndriçimit ndërsa disa të tjera nuk kanë fare impiante ndriçimi kanë detyruar FSHF-në të marrë një zgjedhje të tillë.

Kukësi-Tirana supersfida e kësaj jave do të luhet të shtunën në orën 16:00 sëbashku me dy takime të tjera të cilat janë ato mes Skënderbeut dhe Teutës si dhe Partizani-Bylis që do të luhet në kryeqytet. E diela ndërkohë do të sjellë dy ndeshje interesante mes 4 skuadrave që pozicionohen në 4 vendet e fundit të tabelës së renditjes pasi Vllaznia pret në Shkodër Luftëtarin ndërsa Flamurtari do ta ketë shumë të vështirë të marrë pikët e para të këtij sezoni pikërisht në ndeshjen ndaj Laçit.

Të 5-ta  takimet e javës së 5-të do të luhen në orën 16:00.

E shtunë 16:00

Kukësi-Tirana
Partizani-Bylis
Skënderbeu-Teuta

E dielë 16:00
Vllaznia-Luftëtari
Flamurtari-Laçi

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Florentino Perez arrin marrëveshjen me yllin e Tottenham…

Delo.autor

TËRMETI/ Lorik Cana mbledh fonde në SHBA: Dashuria për vendin nuk është si drita që fiket dhe ndizet

Delo.autor

Juventus, e ardhmja kushton 80 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment