Futboll Sport

NXORRËN FOTO NGA AUTOPSIA E EMILIANO SALA/ Burgoset drejtori dhe punonjësia e kompanisë së sigurisë…

Sherry Bray, 49 vjeç, drejtor i kompanisë Camera Security Services Limited në Chippenham dhe punonjësja e tij Christopher Ashford, 62 vjeç janë arrestuar, pasi publikuan pamjet nga brenda morgut në Bournemouth, ku po i bëhej ekspertiza trupit të 28 vjeçarit, Emiliano Sala.

Sala humbi jetën kur avioni që po udhëtonte u rrëzua në Kanalin e la Manshit në 21 janar, ndërsa fluturonte nga Nantes në Cardiff.

Gjykatësi, Peter Crabtree burgosi drejtorin e kompanisë Bray për 14 muaj dhe punonjësen e tij Ashford për 5 muaj.

Gjykatësi u tha dy të dënuarve:

Ju të dy u nxitët nga kurioziteti i keq dhe keni abuzuar të dy me pozicionet tuaja në mënyrë mjaft të tmerrshme. Ju të dy keni pranuar që hyrja juaj e qëllimshme në sistemin kompjuterik, për të parë autopsinë e Emiliano Sala ‘live’, dhe për të përsëritur autopsinë duke përdorur objektin e riprodhimit ishin në të vërtetë të paautorizuara.

Ju keni abuzuar të dy me pozicionet tuaja dhe me hyrjen që keni bërë për të marrë fotografitë që keni bërë”. 

Lidhur me këtë rast motra e futbollistit të ndjerë, Romina e quajti çiftin e arrestuar “të lig”.

Në një deklaratë që u lexua në gjykatë ajo tha: 

Kam parë foto të trupit të Emilianos të hedhur në Instagram, dhe nuk mund ta besoj që ka njerëz kaq të këqij, që mund ta bëjnë këtë. Unë i telefonova agjentit të Emiliano dhe i thashë se çfarë qarkullonte në internet. Unë e thirra vëllain tonë, Dario dhe ai nuk donte të shihte fotot. Unë u përpoqa t’i mbaja pamjet jashtë rrjeteve sociale. Nëna ime nuk mund t’i shikonte ato foto të tmerrshme. Unë u trishtova kur njerëzit po bënin shaka me pamjet. Unë kurrë nuk do t’i fshij imazhet nga koka ime. Vëllai dhe nëna ime nuk mund ta harrojnë kurrë këtë. Është e vështirë për mua të jetoj me këto imazhe”. 

Related posts

“JAM ENDE NË KONTRATË ME LIVERPOOL”/ Portieri Karius thyen heshtjen: Ja çfarë më tha Klopp…

Delo.autor

REALIZOI NJË “MAGJI” NDAJ SKËNDERBEUT/ Shikoni golin më të bukur të javës nga mesfushori Shtubina (VIDEO)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Vjen autogoli i vitit në Estoni. Portier, ku je? (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment