Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-BYLIS/ Trajneri Lerda ndryshon skemën (FORMACIONET ZYRTARE)

Partizani dhe Bylis luajnë mes tyre takimin e vlefshëm për javën e pestë në Kategorinë Superiore.

Në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, të kuqtë kanë detyrim fitoren teksa një javë më parë, u mundën nga Laçi, dhe një javë para derbit, trajneri Franko Lerda kërkon që të marrë pikët për t’u afruar me Tiranën. Ndërkohë, as tensionet nuk mungojnë tek “demat” në stërvitjen e fundit mes Trashit dhe trajnerit, por ai gjendet sërish në formacion, në një skemë të re të trajnerit italian, 4-3-3.

Nga ana tjetër, Bylisi vjen pas dy fitoresh radhazi, me Skënderbeun e Kukësin, dhe ekipi i Dovedan kërkon sërish një rezultat pozitiv, për të vijuar këtë situatë, edhe pse në kryeqytet ndaj Partizanit kampion.

 

16:00 | Partizani-Bylis

 

FORMACIONET

PARTIZANI(4-3-3): Hoxha, Trashi, Belica, Bitri, Mala, Telushi, Romero, Broja, Çinari, Bardhi. Solomon. Trajner: Franko Lerda. bandicam 2019-09-21 15-48-24-178

BYLIS(4-4-2): Hidi, Ymeraliaj, Goxhaj, Bicaj, Peposhi, Ntepe, Mëllugja, Turabov, Ndreca, Guindo, Qardaku. Trajner: Veljko Dovedan.

bandicam 2019-09-21 15-49-02-887

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi

Related posts

SHKËMBIM MES DY YJESH/ Tottenhami dhe “Los Blancos” gati për transferimin, ja kush përfshihen

Delo.autor

LEGJENDA E “KATALANASVE”/ Xavi: Ylli i Bayernit, lojtari perfekt për Barcelonën

Delo.autor

“LUFTA” PËR TITULLIN KAMPION/ Algoritmi i ekspertëve të statistikave zbulon fituesin e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment