Futboll La Liga Sport

“PLESHTI” FITOI ÇMIMIN “THE BEST”/ Sergio Ramos ironizon kritikët: Do të luaja tenis, për të fituar…

Lionel Messi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në mbrëmjen ‘gala’ që u zhvillua të hënën në Milano, duke e mposhtur Virgil van Dijkun e Liverpoolit dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit.

Sergio Ramos ishte pjesë e formacionit më të mirë të FIFA-s por pas ceremonisë ai tha se nëse do të dëshironte të fitonte trofe individual do të bëhej tenist.

“Nëse do të doja të fitoja çmime individuale, atëherë do të luaja tenis”, ka thënë kapiteni i Los Blancos në La Scala.

“Kur fiton skuadra, fitojmë edhe ne. Nuk ishte një sezon i mirë vitin e kaluar, por është një shenjë se lojtarët e Real Madridit janë pjesë e formacionit dhe kjo është gjë e mirë”, ka shtuar më tej Ramos.

Spanjolli dhe Marcelo ishin pjesë e formacionit më të mirë të vitit, ndërsa janë lënë jashtë Andy Robertson dhe Tretn Alexander-Arnold.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu, vendasit agresivë në minutat e para

Delo.autor

Ancelotti është në bisedimet me skuadrën e Napolit

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Conte me goditje të dyfishtë, udhëzon drejtuesit e klubit për dy titullarët e Interit…

Delo.autor

Leave a Comment