Futboll Premier League Sport

PO KALON NJË PERIUDHË TË KEQE ME LIVERPOOL/ Xherdan Shaqiri: Jam pak i mërzitur që nuk po luaj, shpresoj të…

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, po kalon një periudhë të keqe, pasi nuk po aktivizohet me skaudrën e “The Reds”.

Ai nuk ka më vlerësimin e sezonit të kaluar nga trajneri Jurgen Klopp. Futbollisti shqiptar ka zbuluar se është paksa i frustruar, për faktin se nuk i jepen minuta të mjaftueshme.

“Nuk është e lehtë për mua, jam pak i mërzitur. Duhet të jem në gjendje që të përballem me situata të tilla, duhet t’i pranoj, kam qenë gjithmonë me skuadrën”, tha Shaqiri.

“Nuk mund të pyesësh trajnerin që të fusë në çdo ndeshje. Kemi një trajner fantastik, një klub të madh dhe atmosfera është shumë familjare. Shpresoj që të sjellim Premier Ligën në Liverpool pas 30 vitesh”, tha mes tjerash Shaqiri.

Në ndeshjen e fundit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, Shaqiri u aktivizua vetëm në minutën e 87-të të ndeshjes.

Related posts

FUTBOLLI I PREKUR NGA COVID-19/ Klopp: Liverpool nuk do të nënshkruajë me lojtarë të pa vaksinuar

Delo.autor

Tirana-Teuta nisin betejën për titull, nesër finalja e parë

Sadik.Autor

Real Madrid mund ta marrë Icardin për një çmim qesharak

Delo.autor

Leave a Comment