Futboll Seria A Sport

SARRI NË ALARM/ Dëmtohen para super sfidës së Championsit me Atleticon yjet…

Nuk është një moment i mirë për Juventusin në lidhje me dëmtimet që kanë prekur skuadrën.

Fillimisht bardhezinjtë humbën kapitenin Giorgio Chiellini, i cili do të mungojë për pesë deri në gjashtë muaj pas dëmtimit të ligamenteve, ndërsa në sfidën e fundjavës ndaj Fiorentinës në kampionat, lanë fushën para kohe tre titullarë të trajnerit Sarri si, Douglas Costa, Pjanic dhe Danilo.

Nëse braziliani është jashtë sfidës së parë në Champions League ndaj Atletico Madrid, në dyshim mbetet prezenca e Pjanic dhe Danilo.

Ndërkohë, në infermieri është edhe Matia De Shiljo, teksa së fundmi një goditje në kofshë nga ndeshja me Fiorentinën, i ka shfaqur probleme sulmuesit Gonzalo Higuain.

Argjentinasi është një tjetër dyshim për premierën europiane, ndërsa Sarri është në alarm.

Në këto kushte, ai që do të përfitojë është Dybala, i cili në këtë sezon ka pasur një minutazh me pikatore.

Related posts

Juve lë jashtë dy yje për ndeshjen ndaj Valencias, ja formacioni i mundshëm

Isa.Autor

Neymar: Jam i lumtur te PSG, thashethemet për Realin që nga koha në Santos  

Q.Autor

PËRBALLJA NDAJ KOSOVËS NË BOTËRORIN 2022/ Qeveria e Spanjës: Ne nuk e njohim si shtet, ja se si do të veprojmë

Delo.autor

Leave a Comment