Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Flet trajneri Daja: Do të shkojmë me idenë për të…

Skënderbeu do të luajë ditën e nesërme një ndeshje shumë të vështirë, ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”. Në vigjilie të këtij takimi, Ilir Daja ka dalë para mediave dhe ka folur për këtë sfidë. Tekniku i korçarëve është shprehur se koha e shkurtër, nuk e ka lejuar skuadrën të bëjë stërvitje të mjaftueshme.

Përgatitjet? “Këto dy javë i ndaj, në një javë plus një javë, sepse këmi filluar të hënë me një mikrocikël. Kemi menduar që dy drejtimet të jenë rritja e gjendjes fizike dhe konsolidimi në mbrojtje dhe sulm pasi kishim pak kohë. Më shumë u morëm me taktikë individuale dhe jo në grup. 3-4 lojtarë kanë qënë të dëmtuar, të tjerë me gjendje gripale. Me kaq mungesa është e vështirë të konsolidohet skuadra. Minus për ne kanë qenë dhe lojtarët e grumbulluar me kombëtaret. Kishim 40% të ekipit dhe menduam për stërvitje individuale sesa në grup”.

Futbollistët? “Me logjikë, me pak ditë që kishim në në dispozicion do të thotë se nuk mund të gjejmë zgjidhje, por u munduam që këtë periudhë kemi qenë fleksibël dhe kemi parë reagimin e futbollistëve. Po shkojmë drejt rritjes dhe konsolidimit të manovrës dhe gjendjes fizike. Kemi një shans të mirë ku përveç javës që vjen se kemi Kupën, ka ndeshje çdo 1 javë dhe ka kohë edhe për të rinjtë që të hyjnë në skuadër”.

Tirana? “Është favorit më shumë se Skënderbeu, pasi ka nisur më herët stërvitjen. Ka bërë një merkato që dihet dhe pretendojnë për t;u ngjitur në pjesën e sipërme të tabelës”.

Skënderbeu? “Ndërsa ne nuk duhet ta shohim si Skënderbeu që bëri histori, por duke u ngjitur me Skënderbeun që kanë dëshirë të gjithë për të parë. Krahu i vlerësimit nuk duhet parë me Skënderbeun në rënie, por që është mbyllur një cikël dhe ka vështirësitë e veta. Sido që të jetë gjendja e Skënderbeut, çdo ndeshje shkojmë për fitore edhe pse ka 3 rezultate. Do të shkojmë me idenë për të marrë maksimumin, por dhe barazimi është i mirë në gjendjen që jemi”.

Related posts

KUPA E GJERMANISË/ Gladbah mposht dhe eliminon me “MANITA” Bayern Munich

Delo.autor

STARTON SEZONI I PREMIER ME LIVERPOOL-NORWICH/ Klopp synon ta nisë me fitore kampionatin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U ELEMINUAN NË CHAMPIONS/ Në prag të lamtumirës së tij me PSG, Braziliani drejt ribashkimit të shumëpritur

Delo.autor

Leave a Comment