Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU-BYLIS/ Trajneri Daja kërkon suksesin e tretë radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e Ilir Dajës vjen në këtë përballje pas 2 triumfesh, teksa do të kërkojë suksesin e tretë radhazi, përballë ballshiotëve, që kanë arritur të sigurojnë 1 pikë në 2 javët e para.

Kujtojmë që përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton më 30 prill të vitit 2016, teksa korçarët triumfonin me rezultatin e pastër 3-0 falë golave të Salihit dhe Xhejms, ky i fundit realizoi dopietë.

Për sa i përket formacioneve, trajneri Daja nuk ka preferuar të bëjë ndryshime nga ndeshja e fundit ndaj Laçit, ndërkohë që ballshiotët vijnë me disa risi, ku spikat aktivizimi i Jankut dhe Qaradakut nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Taipi, Muzaka, Gripshi, Bregu, Oto Xhon, Krasniqi. Trajner: I. Daja.

Bylisi: Hidi, Bicaj, Janku, Mëllugja, Peposhi, Ntepe, Ymeralilaj, Turabov,  Murataj, Qardaku, Guindo. Trajner: V. Dovedan.

Gjyqtar: K. Kola.

Related posts

EURO 2020/ Kosovë heroike, bie në Angli pas 13 ndeshjesh radhazi pa humbje

Delo.autor

EPISODI QË NDODHI GJATË ZËVENDËSIMIT/ Gjesti ndaj tifozëve dhe trajnerit, merret masa e parë për Xhakën

Delo.autor

Shokojnë tifozët e Lacios/ Fletushka KUNDËR GRAVE në 10 rreshtat e parë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment