Futboll La Liga Sport

TALENTET E BARCELONËS “SHKËRMOQIN” VALENCIAN/ Suarez rikthehet në super formë (VIDEO))

Barcelona ka marrë një fitore të madhe, mbrëmjen e sotme ndaj Valencias në “Kamp Nou”. Skuadra e drejtuar nga Valaverde ka mundur 5-2 kundërshtarin dhe ka treguar se është rikthyer në formë.

Fati ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e tretë, pas një asisti të De Jong. Holandezi, katër minuta më vonë, e mori vet situatën në dorë dhe shënoi të dytin.

Gameiro në të 29-tën, ngushtoi diferëncën për Valencian, që u duk se do të rivalizonte deri në fund. Në pjesën e dytë dhe më saktë në minutën e 52-të, Pike shënoi të tretin.

Më vonë nisi “shoë” i Suarezit, i cili vetëm një minutë pasi u fut në lojë shënoi të katërtin.  Në minutën e 82-të sërish Suarez vulos manitën për Barçën.

Gomez nuk kishte thënë fjalën e fundit dhe shënoi të dytin për Valencia në shtesë.

Tashmë katalanasit shkojnë në vendin e katërt, në kuotën e 7 pikëve, dy më pak se Atletiko dhe një më pak se Reali.

Related posts

Ish Presidenti i Realit: Perez dëshiron të largojë Ronaldon për Neymar

Q.Autor

“PYJET E SHIUT”/ Zjarret shkrumbojnë Amazonën, Mbappe e Ronaldo thirrje për solidarizim

Delo.autor

DËNIMI I KLUBIT DHE TIFOZËVE/ “Fanaticsat” reagojnë ashpër kundër Komisionit të Disiplinës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment