Futboll Seria A Sport

“TË MOS BËJMË TEORI KOT”/ Presidenti Demi plas “bombën”: Nëse humbasim në derbi, shkarkohet i pari…

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja me të gjithë presidentët e Kategorisë Superiore, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kamerat e  “A2 Cnn” kanë kapur një moment, ku shihet presidenti Gazmend  Demi teksa bisedon me presidentin e Flamurtarit, Sinan Idrizi dhe atë të Laçit Pashk Laskaj.

Gjatë bisedës shihet teksa Demi i tregon homologëve të tij, se në rast se humb në derbi i pari që do të largohet do të jetë trajneri Lerda. Ndërkohë që Idrizi ironizon duke i thënë se nuk e shkarkon trajnerin.

Biseda e plotë:

Demi: Të mos bëjmë teori kot tani.

Idrizi: Do hysh si ky në fushë ore… (duke iu drejtuar presidentit të Laçit)

Demi: Është bërë biseda.

Idrizi: Do hysh si ky në fushë ore…

Demi: Në qoftë se këtë javë rrifemi në derbi, do shkarkohet i pari trajneri.

Idrizi: Se shkarkon ky po hajde, se heq ky kurrë.

 

Related posts

NDËSHKIMI ME KARTON TË KUQ PËR IMERIN/ Presidenti i Egnatias kontrollon vendimin e arbitrit në… VAR

Delo.autor

CR7 MASKOHET PËR HALLOWEEN/ Shikoni çfarë bën në qendrën stërvitore të Juventus (VIDEO)

Delo.autor

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Spektalël golash në “Anfield”, mesfushori De Bruyne ndëshkon “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment