Futboll Kategoria Superiore Sport

“USHTRIA E KUQE MË E FORTË SE RUSIA DHE AMERIKA”/ Mesfushori Telushi “thumbon” pas fitores: Nuk e ndjej fare konkurrencën…

Partizani triumfoi në derbin ndaj Tiranës, falë golave të Melos dhe Solomon. Në prononcimin pas ndeshjes, mesfushori i skuadrës së kuqe, Bruno Telushi u shpreh i lumtur për këtë triumf, teksa nuk nguroi të “thumbonte” Tefik Osmanin.

“Kemi pasur disa javë jo të mira. Këta javë që kemi përgatitur derbin kemi qenë shumë të qetë. Çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. Ushtria e kuqe ka qenë më e fortë se Rusia dhe Amerika. I referohem fjalëve të futbollistëve të Tiranës.

Personalisht nuk kam qenë në nivelin tim. Derbin e presim si ndeshje radhe. Kjo na jep qetësi, nuk e shikojmë me emocion. Nuk ngarkohemi shumë që të demoralizohemi. Jemi të qetë dhe kaq.

E ndryshuam në Kupat e Europës skemën dhe bëmë 2 ndeshje të mira, menduam të vazhdonim me atë. Më vonë patëm disa probleme dhe e bëmë përsëri me 4. Personalisht mendoj që skuadra përshtatet më mirë me 4. Për pjesën e konkurrencës, unë jam Telushi dhe nuk e ndjej fare konkurrencën, ai të japë maksimumin dhe t’i shërbejë ekipit.

Penalltia e pretenduar nga Tirana nuk ishte, kontakte ka në futboll se nuk është balet. Ishte thjesht një duel. Hasani bie kur i largohet topi”, u shpreh Telushi.

Related posts

E PAZAKONTË NË BRAZIL/ Tmerr në sfidën U-20, tifozët hedhin drejt lojtarëve një… thikë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Dibala është “Zot i transfertave”, Totenhemi i paralajmëruar. Argjentinasi rikthehet të shkëlqejë

Q.Autor

TAMPONI TË DIELËN/ Hoxhallari bën rezonancën. Detajet e fundit te Tirana në prag të sfidës me Crvena Zvezdën

Delo.autor

Leave a Comment