Futboll Sport

VLLAZNIA MPOSHTET NË DANIMARKË/ Eliminohet nga Championsi me kokën lart

Vllaznia në futboll për femra, zhvilloi ditën e sotme edhe takimin e kthimit në Champions League, të vlefshëm për raundin e të 32-ave, pasi ishte kualifikuar më herët nga grupet.

Përballë danezeve të Fortuna Hjorring, skuadra shkodrane u mund ditën e sotme me shifrat 2-0, ku u shënua nga një gol për çdo pjesë.

Moler zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të, ndërkohë që vendaset ishin të qarta në lojën e tyre dhe dominuan thuajse të gjithë takimin. Në minutën e 87-të, për Fortunën u akordua edhe një penallti, të cilën e shënoi sërish e njëjta lojtare, Moler.

Edhe pas humbjes në ndeshjen e parë 0-1, tashmë Vllaznia eliminohet nga ky kompeticion, duke arritur historinë, e duke qenë klubi i parë shqiptar që shkon deri në këtë fazë të Champions League.

Related posts

“EURO 2020″/ Portugali-Gjermani, një tjetër finalje e parakohshme. Ja tre sfidat interesante të ditës së sotme…

Delo.autor

 Kamza-Laçi/ Formacionet: Duro hedh në fushë më të mirët, ja si do të rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

FITOI “EURO 2O20” ME ITALINË/ Gardiani braktis Torinon dhe firmos me klubin e ri në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment