Futboll Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja pse dështoi transferimi i Angel Correas tek Milan

Afrimi i fundit i skuadrës së Milanit ishte Ante Rebic, i cili nënshkroi vetëm disa orë para gongut final, por kuqezinjtë nuk ia dolën të marrin atë që cilësohej si “qershia mbi tortë” e kësaj fushate shitblerjesh.

Bëhet fjalë për argjentinasin Angel Correa, që është pjesë e Atleticos së Madridit dhe që u kërkua me ngulm nga drejtuesit e Milanit, por që gjithsesi mbeti në kryeqytetin spanjoll, ndërsa e përditshmja “AS” zbulon edhe prapaskenat e dështimit të transferimit.

Fillimisht Milani ia doli të zbutë pretendimet e Atleticos së Madridit në më pak se 50 milionë euro për kartonin e Correas, por më pas kuqezinjtë ofruan huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa spanjollët këmbëngulën për huazim me detyrim blerjeje.

Kjo pasi te Atletico donin që paratë e ardhura nga shitja e argjentinasit të investoheshin për të marrë sulmuesin e Valencias, Rodrigo, por në fund Milani nuk kënaqi kërkesat e spanjollëve dhe Correa mbeti nën urdhrat e Diego Simeones.

 

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Atalanta. Rezultati 3-1

Delo.autor

E BUJSHME/ Donin Milanin, tani fondi arab hyn në “ankandin” për blerjen e Interit

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ylli Salah ultimatum Liverpool. Më shumë se dyfishim i pagës, ose nuk rinovon

Delo.autor

Leave a Comment