Futboll Sport

BABA QË 14 VJEÇ/ Njërën këmbë e ka më të shkurtër. I ati i vdiq nga kanceri, historia rrëqethëse e sulmuesit në Angli

Një histori e veçantë vjen nga Anglia, më saktë nga futbollisti i Aston Vilës, Uesli Moraes.

Gjithçka fillon me 22-vjeçarin, i cili që kur lindi, kishte një këmbë rreth 3 centimetra më të shkurtër se tjetra. Për më tepër, babai i tij ndërroi jetë, kur Uesli ishte vetëm 9 vjeç, prej një tumori në tru.

“Kur vdiq im atë, ishte e vështirë për mua sepse nëna ime ishte vetëm me mua dhe vëllezërit e mi, por ajo vetëm punonte, dhe sot gjithçka e bëj për të. Kur mbaroj stërvitjen, marr menjëherë nënën sepse ajo është gjithçka për mua. Gjithçka që ka bërë në jetë, e ka bërë për mua” – shprehet për Sky Sport, sulmuesi me origjinë nga Brazili.

Më tej, ai u bë baba që në moshën 14-vjeçare, ndërkohë që kur ishte 16-vjeç, kishte dy fëmijë, me dy femra të ndryshme. “Lindja fëmijën e parë kur isha 14-vjeç. Ishte diçka e vështirë, sepse gjatë kësaj kohe nisa të luaj edhe futboll si profesionist. Ditës duhej të punoja, dhe më pas në mbrëmje të shkoja në stërvitje. Edhe kur luaj, më duhet të mendoj për familjen, fëmijët, nënë, për këdo” – tregon Uesli Moraes.

Edhe pse ishte bërë më fëmijë, ai përpiqej që të provohej në klube profesioniste. “Më duhej të bëja diçka, më duheshin para për fëmijët. Shkoja në çdo ekip, dhe më refuzonin. Shkova në dyert e 6 ekipeve, para se të shkoja në Sllovaki. Kur isha te ekipi i gjashtë, mendova të mos luaj më futboll, se shanset e mia kishin përfunduar. Por, më pas pata një dritë jeshile” – tregon sulmuesi.

Ai shkëlqeu në një turne për të rinjtë, dhe ra në sytë e Atletikos së Madridit, apo Nansi dhe Evian në Francë, por ata që i ofruan një periudhë prove, ishin sllovakët e Trencin. Në Sllovaki ai ndenji për më pak se një vit, dhe shënoi 8 gola në 22 takime.

Më pas, kalimi te Klub Bryzh në Belgjikë, ku shkëlqeu me 35 gola në 117 ndeshje. Atje tërhoqi interesin e Aston Vilës, që pagoi 22 milionë paundë për ta blerë, dhe që është blerja më e shtrenjtë këtë verë. “Jam shumë i lumtur që luaj në Premier League. Është kompeticioni më i madh në botë. Çdo ditë, mendoj për të kaluarën time, se çfarë mendimesh më kalonin në kokë kur më refuzonin ekipet. Tani jam kaq i lumtur që e kam këtë punë” – tregon Moraes.

Related posts

LAKERS NBA / Trajneri Luke Walton largon dyshimet për shkarkim

Isa.Autor

FLAMURTARI-LAÇI/ 2 gola për 3 minuta, Nuabueze dhe Xhixha trondisin “vlonjatët” (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Ylli Manaj fut Koeman në mendime, tre klube presin përgjigjen e Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment